Dajti kërkon gjykim të shkurtuar. Gjykata s’e pranon

Postuar në 27 Shtator, 2013 10:06

TIRANE- Dritan Dajti, akuzuar per vrasjen e 4 policëve në gusht të vitit 2009 ka kerkuar gjykim te shkurtuar dhe pavlefshmeri te akteve ligjore, por Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë i ka rrezuar kerkesat e tij.

Ne seancen e sotme, zhvilluar ne ngarkim te tij, Dajti, ka akuzuar Gjykatën se po shtyn në pafundësi gjyqin ndaj tij dhe është larguar nga salla.

Nderkohe, sipas trupi gjykues,  faji për shtyrjen e gjyqit bie mbi Dajtin, që nuk pranon avokatë mbrojtës.

Dritan Dajti akuzohet se më 7 gusht 2009, ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duçkollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale, ne aksion e siper per arrestimin e tij.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.