Pritet zëvendësimi për Çaushajn, ja emrat kandidatë

Postuar në 27 Shtator, 2013 03:02

Policia e Tiranës në vazhdën e ndryshimeve të punonjësve pritet të zëvendësojë edhe drejtorin aktual Bernard Çaushaj.

Tre emrat kandidatë vijnë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku dy prej tyre kanë qenë drejtorë policie më parë, ndërsa i treti ka qenë pjesë e strukturave të krimit të organizuar.

Emrat e përfolur deri më tani janë: Ardian Cipa, Altin Qato dhe Sokol Bizhga, por ende nuk është bërë asgjë zyrtare.

Pas transferimit të zëvendësdrejtorit të policisë, Erzen Breçanit, pak ditë më parë, ndryshime të reja priten në këtë sektor në varësi edhe të drejtorit të ri që do të emërohet.

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.