Arkiv-Lajme të përditësuara

Tiranë, sherr në kazino të “21 Dhjetori”, dy të rinj plagosin njëri-tjetrin me armë zjarri

Postuar në 25 Shtator, 2013 15:31

Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e sotme në kryeqytet pas një konflikti me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në një kazino në zonën e ‘21 Dhjetorit’ në Tiranë.

Sipas policisë së kryeqytetit Ndriçim Boka 22 vjeç dhe Klodian Shabani 25 vjeç kanë qëlluar me armë ndaj njëri-tjetrit, pas sherrit në kazino, duke mbetur të dy të plagosur.

Ata janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku ndodhen ne gjendje te rende per jeten.

Policia, e cila mbërriti në vendngjarje, nisi menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të plagosjes.

Shqip

PE, optimizëm për statusin e Shqipërise

Postuar në 25 Shtator, 2013 15:30

Parlamenti Evropian ndryshoi raportuesin për Shqipërinë. Ai tashmë do të jetë një prej eurodeputetëve të rinj kroatë, Nikola Vuljaniç, gjithnjë nga grupi i ekstremit të majtë ku bënte pjesë dhe parardhësi grek, Nikolaos Chountis.

"Klima e përgjithshme në Parlament është optimiste. Kjo do të thotë se shumica e eurodeputetëve e konsiderojnë Shqipërinë kandidate të sigurtë për anëtarësim në Bashkimin Europian. Le të shpresojmë se Komisioni dhe Këshilli do të kenë të njëjtin mendim", thotë Vuljaniç.

Rama në pritjen e Obamës: Do jemi krah SHBA-ve

Postuar në 25 Shtator, 2013 10:03

Kryeministri Edi Rama, shoqëruar nga bashkeshortja, Linda morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Obama dhe Zonja e tij, për krerët e delegacioneve që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Gjatë takimit të tyre, Kryeministri Rama e falenderoi Presidentin Obama për mbështetjen e vazhdueshme qe ai vet dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara kanë dhënë ndaj Shqipërisë, si dhe e siguroi atë se vendi ynë do të vazhdojë të qëndrojë në krah të SHBA-ve edhe në të ardhmen”- thuhet ne njoftimin per media.

Panorama

Greqia kërkon zgjidhje për çështjen e "detit"

Postuar në 25 Shtator, 2013 09:58

Ministrat e Jashtëm të Greqisë, Qipros dhe Egjiptit janë takuar për të përcaktuar Zonën Ekonomike Ekskluzive. Takimi u mbajt në Nju-Jork ku po zhvillohet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Takimi u mbajt me iniciativën e Egjiptit, që është dhe Përfaqësues i Përkohshëm në OKB.

Greqia, përveç mosmarrëveshjeve me këto shtete gjithashtu ka ende të pazgjidhur problemin e ZEE-së dhe me Shqipërinë, ku për këtë problem pati edhe një takim mes dy ministrave të jashtëm, Venizelos dhe Bushati.

PD: Denonconi presionin dhe largimet nga puna

Postuar në 25 Shtator, 2013 09:56

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi, në një deklaratë për mediat, bëri thirrje që të denoncohen presionet dhe largimet nga puna.

Vorpsi tha se PD ka hapur në faqen e saj zyrtare edhe një portal të aksesueshëm 24 orë në ditë, ku mund të denoncohen presionet dhe largimet nga administrata.

“Revanshi politik i mazhorancës së re, presioni dhe largimi i nëpunësve të shtetit me metodën e vjetër të luftës së klasave, po mbizotëron në çdo zyrë të administratës shtetërore.

Meta kthen mbrapsht draftet e Berishës, pezull projekti për shërbimet sekrete

Postuar në 25 Shtator, 2013 09:54

Hiqen nga faqja e Kuvendit të gjitha projektligjet e mbartura. Në nismat e qeverisë, vetëm ajo e importit të plehrave

Rregullorja - Në faqen e Parlamentit, ndërkohë, nuk figuron as Rregullorja e Kuvendit. Mbase ndryshimi i faqes ka prekur dhe “kushtetutën” e këtij institucioni
Programi - Asnjë nga projektligjet e mbartura nuk figuron në faqen e Kuvendit. Ndërkohë që i vetmi draft është ai i importit të plehrave
BLEDAR HOTI

Përplasje për ndërtimet pa leje

Postuar në 25 Shtator, 2013 09:53

Mes Bashkisë së Vlorës dhe policise së qarkut ka nisur një betejë në distancë në lidhje me ndërtimet pa leje. Drejtoria e Policise se Vlorës njoftoi se 9 zyrtare të Bashkise janë paditur në Prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndjekje penale per bashkiaket paralajmeroi edhe kryeprokurori Llalla gjatë një vizitë në Vlorë.

SHQUP, Meta: Çështje që s’na preokupon

Postuar në 25 Shtator, 2013 04:09

SHQUP, Meta: Çështje që s’na preokupon
0
Flash, Lajmi i Fundit, Politikee Mërkurë, 25 Shtator, 2013 | 09:20 am
Kreu i Kuvendit, ndryshe nga Kryeministri Rama për godinën ku është vendosur sot selia e PD-së. “Maxhoranca, e orientuar për të përmbushur axhendën europiane”.

Pranga dy kosovarëve, në kërkim për trafik klandestinësh

Postuar në 25 Shtator, 2013 04:05

Dy persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës me qëllim ekstradimin në Kosovë, pasi akuzohen për trafik të qenieve njerëzore. Life Hasaj 57 vjeçe dhe Jetullah Ajeti, 48 vjeç, lindur e banues në komunën Lipjan të Kosovës janë dy personat e vënë në pranga, pasi ishin shpallur në kërkim.

Naço: Korrupsioni do të konsiderohet në veprat më të rënda penale

Postuar në 25 Shtator, 2013 03:58

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka bërë me dije se korrupsioni së shpejti do të cilësohet ndër veprat më të rënda penale dhe do të gjykohet nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Deklarata e tij është bërë gjatë një takim që ka pasur me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Etore Sekui.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara