Përplasje për ndërtimet pa leje

Postuar në 25 Shtator, 2013 09:53

Mes Bashkisë së Vlorës dhe policise së qarkut ka nisur një betejë në distancë në lidhje me ndërtimet pa leje. Drejtoria e Policise se Vlorës njoftoi se 9 zyrtare të Bashkise janë paditur në Prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ndjekje penale per bashkiaket paralajmeroi edhe kryeprokurori Llalla gjatë një vizitë në Vlorë.

"Përgjegjësia nuk është vetëm e personave që ndërtojnë në mënyrë jo të ligjshme, por më së tepërmi, përgjegjësia i takon atyre zyrtarëve lokalë, të cilët kanë lejuar ndërtimin e objekteve në mënyrë jo të ligjshme", pati deklaruar Llalla, dy ditë më parë.

Pas njoftimit te policise per ndjekjet penale ka reaguar ashper kryebashkiaku Gjika qe ka ironizuar veprimet e policise.

Të gjitha këto procedime që bën policia janë të mbuluara prej kohësh nga procedurat ligjore deri në kallëzim penal dhe në vendim për prishje nga ana e Inspektoriatit. Policia e Shtetit nuk po bën gjë tjetër veçse po dublon punën e Bashkisë

Shpetim Gjika
Kryetar i Bashkise se Vlores
"Bashkia e Vlorës, me firmën time dhe me propozim të Inspektoriatit të Bashkisë së Vlorës dhe të Policisë Bashkiake ka dorëzuar në Prokurorinë e Rrethit 185 kallëzime penale për ndërtimet pa leje. Eshtë çuar vetëm një rast për shqyrtim në gjykatë, janë pushuar 5 çështje nga Prokuroria dhe 179 kallëzime penale janë në sirtarët e Prokurorisë. Të gjitha këto procedime që bën policia janë të mbuluara prej kohësh nga procedurat ligjore deri në kallëzim penal dhe në vendim për prishje nga ana e Inspektoriatit. Pra sot, Policia e Shtetit nuk po bën gjë tjetër veçse po dublon punën e Bashkisë. Prioriteti i parë është Policia e Shtetit të vihet në bashkëpunim me strukturat e Policisë Bashkiake dhe të Bashkisë Vlorë dhe së dyti të ketë një angazhim më konkret për të rakorduar, me qëllim që kallëzimet që janë bërë njëherë nga Bashkia dhe Inspektoriati të mos bëhen për herë të dytë nga policia thjesht për shoë apo për mediat", tha Gjika.

Bregdeti i Vlorës është prekur rëndë nga ndërtimet e Vlorës dhe kjo po ndodh edhe në qytet. Policia e Shtetit ka njoftuar disa here aksione per sekuestrime, ndalime dhe dergim per ndjekje penale te personave pergjegjes e ndertojne por edhe te institucioneve qe i kane lejuar.

Top channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.