Arkiv-Lajme të përditësuara
Ish-kreu i hetuesisë: Arsyet pse u inskenua 2 Prilli ’91
Ditari i Kryetarit të Hetuesisë së Përgjithshme, Qemal Lame, i cili ka shërbyer në këtë detyrë nga viti 1982 deri më 1992, sjell fakte për shumë ngjarje që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe vendimtare për Shqipërinë. Dorëshkrimi i këtij libri u mbajt për 21 vite me radhë në sirtar, për të parë dritën e botimit vetëm tani.
Stafi i Berishës: Fotot e Ramës, spekulim i pastër, të bëjë transparencën
Rama: Rikonstruksioni me kontribut vullnetar, zero lek nga buxheti i shtetit
Herion Mesi
Një javë pas rotacionit në Kryeministri, stafet e dy kryeministrave, atij të ish-kryeministrit Berisha dhe Kryeministrit të ri kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të vijuar përplasjet mes tyre. Pasditen e së premtes, Kryeministri Rama publikoi 26 fotografi të godinës prej ku do të qeverisë katër vitet në vijim, foto këto me të cilat i ftoi të gjithë që të shihnin “anën e errët” të Kryeministrisë që u administrua nga Berisha gjatë tetë viteve të tij në qeverisje.
Arvizu: Lufta kundër korrupsionit me rëndësi të madhe
Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu garanton mbështetjen e vendit të tij për njësitë e përbashkëta hetimore në luftën kundër korrupsionit.
Rruga e Kombit, përplasen 4 automjete, një person humb jetën, plagosen pjesëtarët e familjes
Nje person ka humbur jeten nderkohe qe familjare te tij kane mbetur te plagosur, kur kater automjete jane perplasur mes tyre.
Rama i përgjigjet Berishës: Keqardhje ata që s’patën sy të shihnin rrënimin
Kryeministri i vendit, Edi Rama reagoi për komentin e deputetit të PD-së, Sali Berishës, i cili e quajti restaurimin e godinës së Kryeministrisë një akt babëzie të kreut të qeverisë.
Rama dhe Berisha në Kosovë
Gazetarë dhe analistë të Kosovës gjatë këtij forumi në gazetën “DITA” analizojnë vizitën e parë të Kryeministrit Rama në Kosovë. Përse u larguan deputetët e LDK-së nga salla e Kuvendit kur mbante fjalimin e tij Edi Rama, roli i Rugovës në pavarësinë e Kosovës dhe pse ende ka nga ata që e glorifikojnë figurën e Sali Berishës. Si është përjetuar në Prishtinë mundja e Sali Berishës dhe fitorja e socialistëve. Pse shumë kosovarë ndihen të zhgënjyer nga populizmi i Sali Berishës dhe cilat janë pritshmëritë e kosovarëve për qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.
Zgjedhjet në Gjeramni, “Exit-Poll”: Merkel fiton një mandat të ri
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duket se do të drejtojë vendin në një mandat të tretë historik. Të paktën këto janë rezultatet e “exit-poll” të para të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtur të dielën.
Me kutitë e votimit që u hapën në orën 8:00 dhe u mbyllën në 16:00, të dhënat e para kanë treguar se Kristian Demokratët e Merkelit (CDU) kanë fituar rreth 42% të votës në shkallë kombëtare. Megjithatë, partneri aktual në qeverisje, Partia Demokratët e Lirë mund të mos kenë kaluar pragun zgjedhor të 5%.
Mandatet e ministrave
Ndërsa Parlamenti i ri hyn në javën e trete të konstituimit te tij, komisionet parlamentare mbeten ende të pangritura, ashtu sikundër edhe zëvendësimi i ministrave me deputetet e rinj nuk është bërë ende.
Burimet të “TCH” bëjnë me dije se dorëzimi i mandateve nga ministrat, përmes aktit të deklarimit të dorëheqjes prej tij është në proces, por mbeten të rezervuar për konfirmimin se kush prej tyre ka nënshkruar deri tani deklaratën e tërheqjes nga mandati.
Por, ajo që konfirmohet me siguri është dorëzimi i mandateve jo në grup prej të gjithë ministrave.
Limaj nesër bën publike rrugën e tij politike
PRISHTINE- Fatmir Limaj neser do të mbajë një tubim me qytetarë, në Palestrën Sportive në Malishevë. Një ditë më parë, tha se patjetër do t’i kthehet politikës. Së shpejti pritet te bëjë publik qëndrimin nëse do të vazhdojë me PDK-në, apo do t’i thotë lamtumirë. Një javë pas lirimit nga akuzat që e ngarkonin për krime lufte, Fatmir Limaj do të shfaqet para qytetarëve, në një tubim të organizuar në vendlindjen e tij – nga ku mendohet se mund të nisë e ardhmja e tij politike.
Ai do të marrë pjesë në një tubim të organizuar në Sallën e Sporteve në Malishevë, të hënën, në orën 12:00.
ILDKP valë shkarkimesh dhe fshehje pasurish
-Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive fsheh të dhënat për zyrtarët që shkelin ligjin. Mungon publikimi i deklarimeve të pasurive të zyrtarëve të lartë, proces i mbyllur ky që më 31 mars. Listës së shkeljeve nga ky institucion i shtohen dhe pushimet nga puna të zyrtarëve të saj edhe pse ligji “Për nëpunësin Civil” i mbron ata, duke e kthyer këtë strukturë në një “shoqëri private”. Kryeinspektorja e ILDK-së, Zana Xhuka nuk ka pranuar të sqarojë lidhur me mungesën e një transparence të plotë nga ana e institucionit që ajo drejton.