Arvizu: Lufta kundër korrupsionit me rëndësi të madhe

Ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Aleksandër Arvizu garanton mbështetjen e vendit të tij për njësitë e përbashkëta hetimore në luftën kundër korrupsionit.
“Mbështesim njësitë e përbashkëta hetimore pasi besojme tek një qasje rajonale dhe kombëtare. SHBA ka mbështetur njësitë e përbashkëta hetimore. Shqipëria është një fshat ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe zyrat rajonale të hetimit mund të ndiejnë trysninë e presionit gjatë hetimit të një personi.Nxis që të trajtoni dhe të hetoni institucionet që kanë penguar ndjekjen me sukses të rasteve të korrupsionit. Mbështesim rolin e Prokurorit të Përgjithshëm gjatë hetimeve të rasteve të korrupsionit” tha Arvizu, në një takim me 7 njëësitë speciale të hetimit.
Arvizu theksoi se lufta kundër korrupsionit është me rëndësi të madhe për Shqipërinë, ndërsa bëri thirrje për nisjen e një fushate e cila do t`i bindë qytetarët të mos japin më rryshfet.
Ndërsa prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka kërkuar nga njësitë e hetimit angazhim maksimal për rastet e korrupsionit ndërsa paralajmëroi se do të kontrollojë rastet konkrete.
/ Top Channel
Add new comment