Rruga e Kombit, përplasen 4 automjete, një person humb jetën, plagosen pjesëtarët e familjes

Postuar në 22 Shtator, 2013 15:20

Nje person ka humbur jeten nderkohe qe familjare te tij kane mbetur te plagosur, kur kater automjete jane perplasur mes tyre. 

Aksidenti ka ndodhur mesditen e sotme aksin Milot-Rrëshen (rruga e Kombit) në vendin e quajtur Fushë -Milot, ku mes te lenduarve jane edhe dy femije.

Te plagosurit jane transportuar ne spitalin e Lezhes. Nderkohe qe viktima sipas te dhenave te para u identifikua si B. Ramaj. Edhe kater te plagosurit e tjere mesohet te jene pjese e se njejtes familje, pasi rezultojne me te njejtin mbiemer.  

Mesohet se në gjendje të rëndë ndodhet edhe bashkëshortja e tij,  e cila është dërguar drejt Spitalit Ushtarak ndërsa 3 fëmijët N. R 19 vjeç, M.R. 5 vjeç  dhe D.R. 13 vjeç, ndodhen në spitalin e Lezhës.
Policia ka nisur hetimet per zbardhjen e shkakut te aksidentit.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.