Arkiv-Lajme të përditësuara

Ndërtuesit-FMN-së: Ndihmë shteti na detyrohet 200 mln euro

Postuar në 21 Shtator, 2013 08:00

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka zgjedhur komunitetin e ndërtuesve shqiptarë takimin e parë informues lidhur me detyrimet financiare, që ka krijuar shteti shqiptar vitet e fundit, si pasojë e mospagesës së faturave voluminoze për punë të kryera prej subjekteve private në infrastrukturë.

Pagesa ishte premtuar të kryhej nga buxheti i shtetit, por vështirësitë e përjetuara në mbledhjen e të ardhurave buxhetore, si dhe devijimi i fondeve në drejtim të shpenzimeve jo-prodhuese kanë shkaktuar një ngërç në shumë firma ndërtimi.

Nishani dhe Rama në SHBA, të ftuar në “Nisma Globale Klinton 2013”

Postuar në 21 Shtator, 2013 07:59

Presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri, Edi Rama do të jenë së bashku në Nju Jork, ku do të marrin pjesë  në veprimtarinë “Nisma Globale Klinton 2013″, që zhvillohet në datat 23-26 shtator 2013.

Në njoftimin për mediat nga Presidenca theksohet se Presidenti Nishani është i ftuar në këtë veprimtari nga ish-Presidenti i SHBA, Bill Klinton. Vizita në SHBA e Kreut të Shtetit përfshin edhe disa takime të rëndësishme me organizma dhe përfaqësues të shtetit amerikan si dhe me ata të komunitetit shqiptar në Boston, Detroit dhe Nju Jork.

Pandeli Sula, zv/drejtori i ri i policisë së Tiranës

Postuar në 21 Shtator, 2013 07:58

Pandeli Sula është emëruar zëvendësdrejtor i policisë së Tiranës duke zëvendësuar në këtë detyrë Erzen Breçanin. 

Emërimin i zv/drejtorit të ri është bërë nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Ndërkohë, Breçani është emëruar në postin e zv/drejtorit të policisë së Dibrës dhe ka nisur punën atje.

 

 Top Channel

Dollapi: Nuk jap dorëheqjen e nuk pres shkarkim

Postuar në 21 Shtator, 2013 04:54

TIRANE- Administratori i CEZ Shpërndarje, Sahit Dollapi tha sot se nuk do të japë dorëheqjen, si dhe nuk pret ndonjë shkarkim nga Enti Rregullator i Energjisë, pasi rezultatet e punës së tij dhe strukturave flasin vetë. 

ERE, para se te marrë një vendim, duhet të vlerësojë punën e bërë deri më tani, theksoi Dollapi.

Dollapi foli gjatë inspektimit të ndërtimit të Nënstacionit të Farkës, i pari investim që kryhet nga të ardhurat e kompanisë, duke theksuar se nuk ka patur asnjë lloj njoftimi për shkarkimin e tij nga detyra.

Berisha merr zyrë të re përballë TVSH-së

Postuar në 21 Shtator, 2013 04:51

Ish-Kryeministri Sali Berisha megjithëse bëri luftë të madhe për ta kthyer Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë në seli të Partisë Demokratike, ai nuk do të ketë zyrë në këtë ndërtesë.

Prej disa ditësh, ish-kryeministri ka marrë një zyrë në qendër të Tiranës. Zyra e re e Berishës është pak metra larg banesës së tij, dhe ndodhet përballë Televizionit Publik Shqiptar.

Por ndryshe nga koha kur ishte Kryeministër tashmë Berisha e bën rrugën nga shtëpia në zyrë i pashoqëruar nga eskorta dhe truproja të shumta. 

Vizita e parë për qeverinë Rama vjen nga Italia, në tetor vjen kryediplomatja Bonino

Postuar në 21 Shtator, 2013 04:50

Roma zyrtare duket se do të “thyejë” akullin diplomatik me Shqipërinë duke dhënë një sinjal të fuqishëm se po kthehen zhvillimet e para vitit 2005.

Shefja e diplomacisë italiane, Emma Bonino, do të jetë personaliteti më i lartë europian që do të vizitojë zyrtarisht Tiranën, raporton Shqip.

Kjo vizitë është konfirmuar dje nga Ministria e Jashtme shqiptare, e cila njofton në lidhje me takimin e shefit të diplomacisë shqiptare, Ditmir Bushati dhe ambasadorit të Italisë  në Tiranë.

Agjencitë e pronave dhe bregdetit, struktura e re brenda tre javëve

Postuar në 21 Shtator, 2013 04:48

Me kthimin e Kryeministrit nga SHBA nis ngritja e institucioneve

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

“Ndërhyrja në bregdet do të fillojë me krijimin e autoritetit shtetëror të bregdetit, një njësi operative që do të merret ekskluzivisht me problemet e mëdha të bregdetit shqiptar

Fyle: 21 janari, presim drejtësi

Postuar në 21 Shtator, 2013 04:47

Për Komisionin Europian, çështja e 21 Janarit ofron shansin për të forcuar besimin mbi sundimin e ligjit dhe funksionimin e duhur të institucioneve demokratike në Shqipëri. 

E pyetur nga TCH nëse vendimi i Gjykatës së Apelit përbënte "një proces të besueshëm", siç kërkonte raporti i fundit i progresit dhe se si do të reflektohej një vendim i tillë në raportin e radhës, zyra e shtypit e Komisionerit për Zgjerim jep këtë shpjegim: 

PD, Ramës: Ndal sulmin ndaj administratës

Postuar në 20 Shtator, 2013 15:07

Partia Demokratike i bëri thirrje sot kryeministrit, Edi Rama që të ndalë menjëherë sulmin antiligjor ndaj adiministratës publike.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp nga selia blu, Oerd Bylikbashi i kujtoi Ramës se, Ligji i ri i Shërbimit Civil, një nga tre ligjet e miratuara me konsensus me kërkesë të Bashkimit Europian, si kusht për marrjen e statusit “kandidat” garanton mbrojtjen dhe standardet më të larta për shërbimin civil.

Integrimi, BE pritet të dërgojë një delegacion në Shqipëri

Postuar në 20 Shtator, 2013 15:05

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka pritur në një takim ditën e sotme, kreun e prezencës së BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.

josha tha se do të punohet kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si pjesë e prioriteteve. Ajo tha se për këtë proces do të punohet me opozitën, bashkëpunim të plotë me shoqërinë civile dhe të gjithë faktorët që dëshirojnë të kontribuojnë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara