Arkiv-Lajme të përditësuara

Shkresat sekrete: Prokuroria greke kërkon ambasadorin shqiptar Neritan Ceka (dy nga faksimilet)

Postuar në 22 Shtator, 2013 06:19

DITA ka botuar në numrin e sotëm disa shkresa me siglën “Sekret” dhe “Tepër Urgjente” që zbulojnë një hetim penal për Ambasadorin e Shqipërisë në Romë Neritan Ceka.

Shkresat janë letërkëmbime në trekëndëshin Prokurori-Gjykatë-Ministri e Jashtme dhe një prej tyre i drejtohet drejtpërdrejt ambasadorit Ceka, ku ai paralajmërohet se do shoqërohet me forcë nëse nuk paraqitet pas 4 ditësh në Gjykatën e Kallamatës në Greqi.

Krimet e Rënda fillojnë hetim për 40 persona, mbollën dhe tregtuan kanabis

Postuar në 22 Shtator, 2013 06:13

Guardia di Finanza dorëzon 1000 faqe materiale. Hetimet, që nga kreu i komunës

Dosja - Policia e Shtetit dhe Guardia Di Finanza kanë gati një dosje voluminoze prej më shumë se 1000 faqesh mbi prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike
Arrestimet - Për këtë pritet të prangosen mbi 40 persona të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal. Të dyshuar janë që nga kreu i kësaj komune, e deri te persona të cilët bëjnë transportin e lëndës
Sokol Çobo

Vizat, mekanizmi i rikthimit

Postuar në 22 Shtator, 2013 06:09

Eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon, në një intervistë dhënë për Top Channel deklaron se Shqipëria nuk rrezikon nga mekanizimi që Bashkimi Europian miratoi për vizat.

Fajon thotë se duhet kujdes sepse në rast të rritjes së numrit të azilkërkuesve, vendoset menjëherë regjimi i vizave.

TCH: Prej vitit 2010, shqiptarët përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Cfarë ndryshon pas votimit të raportit De Mera në seancë plenare? A rrezikojnë shqiptarët të humbasin këtë regjim?

Demokratët kundër fotos së Ismail Qemalit, do ankohen në Kushtetuese

Postuar në 21 Shtator, 2013 12:58

Nuk është luftë e opozitës për një portret por betejë përballë revanshit që ka ndërmarrë qeveria ndaj opozitës. Kështu shprehet kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka ndërsa thotë se PD-ja do t`i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për  vendimin e qeverisë për ndryshimin e fotos së presidentit dhe vendosjes së portretit të Ismail Qemalit në zyrat shtetërore.

Paloka thotë se nuk ka vend për tu hequr paralele të qeverisë së djathtë të raporteve me presidentin  e atëhershëm me veprimet që po bën kjo qeveri.

Rama emëron drejtorët e parë, ja emrat

Postuar në 21 Shtator, 2013 12:57

- Ndryshimi i qeverisjes ka vijuar të sjellë emra të rinj në administratë. Mësohet se Ekzekutivi pritet të emërojë së shpejti Anila Shehun si drejtoreshën e re të Qytetit Studenti në vend të Bujar Brovinës. Anila Shehu ka qenë Drejtore e Pastrimit në Bashkinë e Tiranës, kur kjo bashki ishte nën drejtimin e Edi Ramës. Ndërsa Arben Seferi, ish-drejtues i Punëve publike në Bashkinë e Tiranës në vitin 2009 dhe Drejtor i Ndërmarrjes nr.1 të Tiranës në vitin 2011, do të zgjidhet administrator i CEZ në vend të Seit Dollapit. Metrologjia do të ketë në krye të saj Petrit Ramën.

Merkel bën pazar një ditë para zgjedhjeve

Postuar në 21 Shtator, 2013 12:56

Thjeshtësia dhe dora e hekurt, sidomos në politikat ekonomike kanë shndërruar Angela Merkel në politikanen më të dashur për gjermanët.

Në shumë raste ajo nuk druhet të tregojë jetën e thjeshtë që bën duke hequr dorë nga shumë privilegje që i jep pushteti. E kemi parë duke ndjekur Gjermaninë në futboll dhe duke gëzuar “si e çmendur” mes tifozëve, e kemi parë duke ecur mbi tapetin e kuq për të ndjekur ndonjë koncert të muzikës klasike apo duke pirë birra nën ritme muzikore të zhurmshme.

Berisha: 6 vendimet e qeverisë “Rama” shkelin Kushtetutën. Braçe: Je bërë për të ardhur keq s.b!

Postuar në 21 Shtator, 2013 12:54

Sali Berisha vijon që të komentojë dhe ironizojë në “Facebook” veprimtarinë e qeverisë së re. Sipas tij, vendimet e kryeministrit Rama për heqjen e fotos së Bujar Nishanit dhe ndalimit të importit të plehrave, janë në shkelje me ligjin. Sipas tij në dy mbledhjet e saj qeveria ka marrë 6 vendime duke dhunuar Kushtetutën dhe ligjin 9000, mbi veprimtarinë e Këshillit të Ministrave.
“1. Me vendimin për heqjen e fotos së Presidentit, u dhunua neni 106, pika 1.

2. Me vendimin për bllokimin e importit të plehrave, u shkel neni 118 i Kushtetutës, pika 1, që stipulon se

15 vjet nga vrasja e Krasniqit

Postuar në 21 Shtator, 2013 12:53

15 vjet me parë, në 21 shtatorin e vitit 1998 në Tiranë u ekzekutua Ministri i Mbrojtjes së qeverisë së Kosovës, Ahmet Krasniqi. 

Në këtë përvjetor, familjarë dhe miq të tij mbërritën nga Kosova dhe bënë homazhe në varrezat e Sharrës, atje ku prehet kolonel Krasniqi. 

Ata kërkuan sërish nga autoritetet e Tiranës, por edhe ato Prishtinës zbardhjen e së vërtetës së ekzekutimit të tij, ngjarje e cila edhe sot e kësaj dite është e rrethuar me mister.

Thyen heshtjen Florije Peci, publikon fotografitë e së bijës

Postuar në 21 Shtator, 2013 08:03

Florije Peci thyen heshtjen pas lindjes së vajzës, duke publikuar fotografitë e para të së bijës.

Topalli i rikthehet rolit të ish-të përndjekurës

Postuar në 21 Shtator, 2013 08:01

Jozefina Topalli, në opozitë i është kthyer ‘rolit të ish-të përndjekurës’ së flaktë. Ish-Kryetarja e Kuvendit, ka bërë një lidhje mes dhumit të varreve në Mallakastër dhe Konferencës së Pezës në Tiranë.

Topalli thotë se, kjo ka lidhje me shfaqjen e portretit të Enver Hoxhës përballë qeveritarëve (me këtë ka parasysh Ilir Metën) gjatë ceremonisë përkujtimore të Konferencës së Pezës.

Reagimi i Topallit:

Barbarët! 

Me rastin e Konferencës së Pezës dhe rishfaqjen përballë qeveritarëve të portreteve të Enver Hoxhës.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara