Arkiv-Lajme të përditësuara

TAP edhe në Kosovë

Postuar në 20 Shtator, 2013 03:41

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri diskutoi me drejtues të konsorciumit të projektit TAP mundësinë e përfshirjes së Kosovës në rrjetin e gazjellësit, si dhe degëzimin e projektit drejt Kroacisë. 

Ministri Gjiknuri, i cili është ftuar në Azerbajxhan nga presideni i kompanise azere “Socar”, mori garanci nga drejtues të konsorciumit se së shpejti do të fillojë investimi në Shqipëri për infrastrukturën ndihmëse dhe se drejtuesit e projektit janë të gatshëm për të financuar përgatitjen e master planit për gazin në vendin tonë. 

Berisha: Ja 6 rekordet mavi të Ramës kryeministër

Postuar në 19 Shtator, 2013 16:24

Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha sulmoi sot përmes “Facebook”-ut kreun e qeverisë, Edi Ramën. Në një postim të bërë sot, Berisha renditi “6 rekordet mavi”, siç i cilëson ai të qeverisë së re. “Në javën e parë z. Rama arriti 6 rekorde historike:

1. Paraqiti në Parlament qeverinë me 21 anëtarë, rekordin më të madh evropian, ku ka edhe tre anëtarë të një familjeje.

2. Rekord me qëndrimin ndaj opozitës, ku u zotua se ky ishte vetëm fillimi i kërcënimeve.

3. Injoroi Rugovën në Parlamentin e Kosovës.

Në vend të kangjellave, lulishte tek Kryeministria

Postuar në 19 Shtator, 2013 16:21

Pjesa përpara Kryeministrisë, e cila ishte rrethuar me kangjella deri dy ditë më parë, do të kthehet në një lulishte funksionale për qytetarët e Tiranës. Të njëjtin fat do të ketë edhe parkingu në pjesën e pasme të kësaj godine.

Mblidhet Kryesia e PS, Vangjel Dule do propozohet për nënkryetar Kuvendi

Postuar në 19 Shtator, 2013 16:20

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste, ku u diskutua për emrat që do propozohen për të drejtuar komisionet parlamentare. Burime nga selia rozë bëjnë të ditur se Vangjel Dule, kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut është propozuar për nënkryetar të Kuvendit.

Një ditë në shtator

Postuar në 19 Shtator, 2013 16:19

Qeveria e re e së majtës ka disa ditë që ka nisur punën. Janë marrë vendimet e para të saj si ai i debatueshëm për heqjen e fotografisë së kreut të shtetit dhe vendosjen e Ismail Qemalit, një debat që duket se po përcakton një fillim jo aq të lehtë mes të majtës tashmë në pushtet dhe të djathtës në opozitë. Një vendim tjetër i rëndësishëm ka qenë ai i anulimit të vendimit të qeverisë së mëparëshme për ligjin e mbetjeve duke bërë të panevojshëm mbajtjen e referendumit në muajin dhjetor. 

Meta, Aşan: Turqia, një vend vëllazëror

Postuar në 19 Shtator, 2013 08:33

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë Hasan S. Aşan.

Gjate takimit, Kryetari i Kuvendit . Meta i shprehu Ambasadorit Aşan mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe miqësinë e ngushtë që Turqia i ofron Shqipërisë.

‘Turqia është një vend vëllazëror për Shqipërinë, dhe ne do të punojmë për konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve’- tha Meta.

Pezullohet emërimi i Arben Hysenit, si zv/drejtor i Rendit

Postuar në 19 Shtator, 2013 08:31

Drejtori i Policisë, Hysni Burgaj, ka pezulluar emërimin e Arben Hysenit në postin e zv/drejtorit të Rendit. Aktualisht posti i zv/drejtorit të Rendit në Policinë e Tiranës vijon të mbetet vakant, pas transferimit në Dibër të Erzen Breçanit. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se pritet emërimi i një tjetër drejtuesi policie në këtë pozicion dhe ende nuk dihen arsyet e këtij pezullimi. 

Ndryshimi i pushteteve dhe RTSH gjithmonë në reformë

Postuar në 19 Shtator, 2013 08:29

Radio-Televizioni Shqiptar është një media publike që mbahet me taksat e shqiptarëve, por ky institucion mediatik i ndryshon drejtuesit dhe qëndrimin politik sa herë ndryshon pushteti. Sapo ka ardhur në pushtet Partia Socialiste ka folur për reformë të RTSH-së. Reformë? Po, ka nevojë për reformë, por për reformë që ta kthejë këtë institucion në shërbim të qytetarëve, jo reformë që ta kthejë edicionin e lajmeve andej nga fryn era e pushtetit.

Sequi takon Bushatin: Statusi në dhjetor, i arritshëm. Kthejini muret në ura

Postuar në 19 Shtator, 2013 08:28

Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi deklaroi se arritja historike e marrjes së statusit kandidat për në Bashkimin Europian në muajin dhjetor, është e mundshme.

Ambasadori theksoi në fjalën e tij se rruga e Shqipërisë drejt BE-së është për të kthyer muret në ura.

Aksidentohet eskorta e Nishanit

Postuar në 19 Shtator, 2013 08:27

Automjeti pararojë i eskortes që shoqëron lëvizjet e Presidentit të Republikës është përplasur paraditen e së enjtes teksa po dilte nga blloku i vilave qeveritare në plazhin e Durrësit. 

Automjeti tip Mercedez Benz me targa te Ministrise se Brendshme MB 007 AA eshte perplasur me nje automjet me targa te huaja LU TR 320 qe drejtohej nga 36-vjeçari Shpetim Skuma nga Tirana. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara