Berisha: Ja 6 rekordet mavi të Ramës kryeministër

Ish- kryeministri i vendit, Sali Berisha sulmoi sot përmes “Facebook”-ut kreun e qeverisë, Edi Ramën. Në një postim të bërë sot, Berisha renditi “6 rekordet mavi”, siç i cilëson ai të qeverisë së re. “Në javën e parë z. Rama arriti 6 rekorde historike:
1. Paraqiti në Parlament qeverinë me 21 anëtarë, rekordin më të madh evropian, ku ka edhe tre anëtarë të një familjeje.
2. Rekord me qëndrimin ndaj opozitës, ku u zotua se ky ishte vetëm fillimi i kërcënimeve.
3. Injoroi Rugovën në Parlamentin e Kosovës.
4. Rekord antikushtetues , ku në mbledhjen e parë të qeverisë ai vendosi heqjen e fotos së Presidentit të Republikës nga zyrat e shtetit.
5. Vendosi “Kodin e Territ”. 6. Shqiptarëve të Maqedonisë u tha janë pakicë si maqedonasit në Shqipëri”, shkruan Berisha.
PANORAMA
Add new comment