Arkiv-Lajme të përditësuara

Barroso: Jemi duke ju vëzhguar. Rama: Objektivat, të arritshme. Suport nga opozita dhe mbështetje nga KE

Postuar në 17 Shtator, 2013 04:08

BRUKSEl- Kryeministri i Shqiperise, Edi Rama ne vijim te vizites se tij e Bruksel ka zhvilluar nje takim me presidentin e KE-se, Barroso. 

Ne nje konference te perbahsket per shtyp, Barroso, duke shprehur mbeshtetjen per Shqiperine. 

“Ne jemi duke ju vezhguar, javet ne vijim jane vertete kritike. Gjithcka qe kemi thene jam i bindur se eshte kuptuar mjaft mire nga kryeministri. Per te arritur statusin e vendit kandidat kemi bere te qarte se duhet te kete progres ne vend, dhe nje perpjekje e madhe qe duhet te beje Shqiperia per statusin e vendit kandidat”- tha Barroso.

21 Janari, vetëm përfaqësues të ambasadës së SHBA-ve në seancë

Postuar në 17 Shtator, 2013 04:07

Ditën e sotme ka nisur seanca në Gjykatën e Apelit për vrasjet në protestën e 21 Janarit. Mësohet se në këtë seancë nuk është paraqitur asnjë nga familjarët e viktimave, por vetëm përfaqësues të ambasadës amerikane.

Kryetar i çështjes është caktuar Agim Bendo,  kryesues i trupit gjykues është Ervin Metalla. Ndërsa  prokurorë janë Shkëlqim Hajdari dhe Altin Dumani. Avokati mbrojtës i Ndrea Prendit është Gjenc Gjokutaj; i Agim Llupos, Besnik Çerekja.

Bashkim Shehu: Rotacioni, shans për shtetin e së drejtës

Postuar në 17 Shtator, 2013 04:06

Publicisti i njohur e ndan prej vitesh jetën e tij mes Shqipërisë dhe Spanjës. I ndodhur me pushime në Tiranë, ai komenton zhvillimet më të fundit në vend, si dhe figurat kryesore të politikës shqiptare. “Nuk besoj se ato që mund të quhen tradita kulturore të shqiptarëve përbëjnë pengesë për të realizuar aspiratën e integrimit europian. Traditat politike të Shqipërisë, po, ato përbëjnë pengesë, veçse jo një fatalitet”

 

Eksploziv policit, 20 minuta pas kërcënimit

Postuar në 17 Shtator, 2013 04:04

Oficeri i krimeve, Kujtim Çardaku: Më telefonuan dhe më thanë se do të më vrasin.Kur oficeri i krimeve, Kujtim Çardaku, po shkonte në shtëpi, dikush e ka telefonuar me numër të panjohur dhe e ka kërcënuar se do ta vrasë. Vetëm 20 minuta më vonë, kur ai ka hipur në makinën e tij, një sasi e konsiderueshme eksplozivi ka shpërthyer duke e plagosur rëndë. Objekti i këtij atentati të rëndë, që ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, oficeri i krimeve, Kujtim Çardaku, kishte gjithë jetën që punonte me antikrimin dhe së fundmi ishte me detyrë në Drejtorinë e Policisë së Lezhës.

Bruksel, Rama takon Rasmussen

Postuar në 17 Shtator, 2013 04:03

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar mëngjesin e së martës në Bruksel një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen. 

Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, por në fund të tij të dy zyrtarët kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, në të cilën zoti Rasmussen ka vlerësuar angazhimet e Shqipërisë në misionet e NATO-s. 

Nishani- Jahjaga: Strategji të përbashkët bashkëpunimi ekonomik

Postuar në 16 Shtator, 2013 16:31

Realiteti në Kosovë ka bindur edhe më skeptikët se pavarësia e Kosovës ishte zgjidhje e drejtë dhe pa alternativë. Kështu është shprehur, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë një takimi me homologen kosovare, Atifete Jahjaga në kuadër të Takimit të 5-të Rajonal të Presidentëve në Durrës.

Bashkia bllokon tregun tek Uzina Dinamo, përplaset me tregtarët

Postuar në 16 Shtator, 2013 16:31

Një përplasje ka ndodhur mes policisë bashkiake dhe tregtarëve të Uzinës Dinamo mbrëmjen e sotme. Mësohet se bashkiakët kërkojnë që ta zhvendosin tregun, por tregtarët e kundërshtojnë këtë vendim.  

 

Aksioni u ndërmor për zbatimin e vendimit të inspektoratit të mjedisit për mungesë të higjienës. Për pasojë ka patur edhe përplasje fizike mes policisë bashkiake dhe tregëtarëve, të cilët nuk duan të largohen nga vendi ku ndodhet tregu.Policia bashkiake e ka bllokuar tregun dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet, ashtu sikurse edhe tregtarët. 

Lirohet Fatos Skeja, gardisti i njohur për shoqërinë me Shkëlzen Berishën

Postuar në 16 Shtator, 2013 16:29

Policia ka liruar shtetasin Fatos Skeja, i njohur në qarqet e medias si “gardisti i familjes Berisha” për shkak të shoqërimit me Shkëlzen Berishën. Lajmi sapo është konfirmuar nga burime të policisë.

Pas ndalimit ai është shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë në Tiranë. Burime nga grupi hetimor flasin për një denoncim për gjobëvënie. Bëhet fjalë për një gjobë në shumën 100 mijë eurove, e mbetur në tentativë, por ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Shkodër, atentat me telekomandë policit rrugor të Lezhë

Postuar në 16 Shtator, 2013 16:28

Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi ka tronditur qytetin e Shkodrës pasditen e sotme. Burimet policore lokale pohojnë se makina e një efektivi të policisë rrugore të Lezhës është hedhur në erë në momentin që ai po futej brenda. Si pasojë, efektivi Kujtim Çardaku, ka mbetur i plagosur rëndë dhe gjendja e tij mbetet kritike.

“Integrimi në BE, erë e re në politikë”

Postuar në 16 Shtator, 2013 16:27

Vizita e parë zyrtare e kryeministrit të ri shqiptar në Bruksel nisi në Parlamentin Evropian, ku në Komisionin e Punëve të Jashtme Edi Rama shpalosi, përveç programit të qeverisë për integrimin evropian, marrëdhëniet më fqinjët dhe politikën e jashtme, edhe një mënyrë të re komunikimi. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara