Arkiv-Lajme të përditësuara

SHBA: Zgjedhjet me standarde, por jo “fituesi merr gjithçka”

Postuar në 14 Shtator, 2013 09:22

Në përfundim të zgjedhjeve të 23 qershorit dhe krijimit të qeverisë së re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apelojnë që maxhoranca dhe opozita të punojnë së bashku. Zv.ndihmëssekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Filip Riker, tha në një intervistë për “Bugajski Hour”, dhënë për gazetarin Janush Bugajski në “AS”: “Këtu nuk ka ‘fituesi merr gjithçka’. Është çështje e të punuarit së bashku. Më pëlqen ajo që thatë për ‘shtrirjen e dorës’. Pikërisht përpiqemi të bëjmë në diplomacinë tonë, ku mbajmë kontakte me të gjithë spektrin politik në të gjitha këto vende.

Berisha i jep edhe 20 milionë lekë "Podestës"

Postuar në 14 Shtator, 2013 09:21

- Zbulohet shkaku i “defektit” në faqen online të Degës së Thesarit. Publiku nuk duhej të njihej me një pagesë të paligjshme dhe amorale që po bënte qeveria “Berisha”. Me paratë e taksapaguesve shqiptarë po paguhej kompania që zhvilloi fushatën e PD-së. “Shekulli” ka vërtetuar se kompanisë amerikane “Podesta” i janë bërë pagesa më 2 shtator.

“Podesta” paguhet edhe për tetorin!!!

Noka flet me gjuhën e Berishës

Postuar në 14 Shtator, 2013 09:19

Përpjekjet për të ngjallur përçarje në gjirin e të majtës duket se janë strategjia e momentit e opozitës. Këtë më mirë se asgjë tjetër e dëshmon fjala e deputetëve demokratë në seancën e sotme.

Deputeti Flamur Noka, ish-ministër i Rendit në qeverinë “Berisha”, ka akuzuar kryeministrin Rama për përzgjedhjen e ministrave të rinj mbi baza klientelizmi. Noka nuk i kurseu akuzat personale në drejtim të ministrave emër për emër, madje akuzoi Ramën për “mllef ndaj qytetarëve që nuk e votuan”.

Durrës, 60-vjeçarja gjendet e vrarë në garazhd. Një vit më parë i vranë të birin

Postuar në 14 Shtator, 2013 09:16

Gjendet e vrarë në garazhd nëna e Ervis Dedes, 33- vjeçarit të vrarë në atentat qershorin e vitit të kaluar në Durrës. Burimet policore nga qyteti bregdetar bëjnë të ditur se M.Deda është gjetur pa jetë me një plagë në kokë, në garazhdit e pallatit të saj, në lagjen nr.4 të Durrësit. Trupi i pajetë i gruas është gjetur nga një banor i pallatit, i cili ka njoftuar menjëherë policinë.

“Dialog mes forcave në Kuvend”

Postuar në 14 Shtator, 2013 09:13

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilloi takimin e tij të pare zyrtar pas marrjes së kësaj detyre me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.

Ilir Meta rikonfirmoi qëndrimin se prioritet absolut për Shqipërinë mbetet përshpejtimi i procesit të integrimit europian.

Nje proces ku ai u angazhua per bashkepunim gjitheperfshires ne Kuvendin e Shqiperise. Dialogu politik mes partive parlamentare u theksua si kerkese kryesore edhe nga ambasadori Sequi.

Debat në Kuvend,Spaho:Nisi diktatura e Rilindjes. Braçe: Fazë e re, do zhbëjmë korrupsionin

Postuar në 14 Shtator, 2013 05:14

UPDATE- Debate ne Kuvend per programin e qeverise “Rama”.
Deputeti i PD-se, Edmond Spaho njëherësh zv.kryetari i Kuvendit duke iu referuar fjales se Rames nje seance me pare ne Kuvend tha se ne kete menyre nisi diktatura e Rilindjes.

“Qëllimi i tij ishte të sfidonte opozitën, t’i ulte asaj kokën, me retorikë të harruar u përpoq t’i thotë opozitës se ligji jam unë, prokurori dhe gjykatësi jam unë, sepse nga sot po fillon diktatura e Rilindjes dhe ngritja e bijve që mezi presin të marrin hak për rënien e etërve 20 vite më parë”, tha Spaho.

Braçe: Të anulohen kontratat e firmosura nga Berisha, vendi në dorë të mafies

Postuar në 14 Shtator, 2013 05:10

Erjon Braçe në fjalimin e parë të mbajtur në Kuvendin e ri, ka bërë thirrje për luftë të ashpër ndaj korrupsionit në nivel të lartë qeveritar.

Braçe deklaroi se duhet të marri fund fenomeni i “kopilit të madh”, që fiton para duke ia grabitur qytetarëve.

Deputeti i qarkut të Fierit, tha se me kontratat aktuale kompanitë do të vjelin në mënyrë të padrejtë miliona euro çdo vit në kurriz të qytetarëve.

Krujë, krimi në familje, burri vret gruan në kasollen e bagëtive

Postuar në 14 Shtator, 2013 05:06

Krimi në familje ka shënuar viktimën e radhës në Krujë. Një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten në kasollen ë bagëtive. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në familjen Menga në fshatin Derven.
Sipas burimeve policore mësohet se Gjin Menga ka vrarë gruan e tij, Liljana Menga pas një konflikti të momentit. Policia ka ndaluar autorin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (vijon…)

Shqip

Selami Xhepa: Programi i Ramës ka ide racionale dhe të dobishme

Postuar në 14 Shtator, 2013 05:03

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Selami Xhepa, në një intervistë për gazetën Panorama, thotë se programi i qeverisë socialiste ka disa ide racionale dhe të dobishme, por mënyrat e arritjes janë të pamjaftueshme.

Programi qeverisës, debat në Kuvend

Postuar në 14 Shtator, 2013 05:00

Po zhvillohet në Kuvendin e ri, seanca maratonë ku debatohet programi qeverisës i kabinetit të kryesuar nga Edi Rama.

Secili nga deputetet ka në dizpozicion 20 minuta kohë për të diskutuar rreth programit qeverisës.

Gjatë kësaj seance u zhvillua edhe votimi për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit. Edmond Spaho, deputet i PD-së u zgjodh me 99 vota pro në këtë detyrë.

Ka qenë pikërisht Spaho, ai që ka hapur edhe siparin e debatit të deputetëve sa i takon programit, ndërkohë që lista e diskutantëve është e gjatë.

Ministrat prezantojnë programet

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara