Debat në Kuvend,Spaho:Nisi diktatura e Rilindjes. Braçe: Fazë e re, do zhbëjmë korrupsionin

Postuar në 14 Shtator, 2013 05:14

UPDATE- Debate ne Kuvend per programin e qeverise “Rama”.
Deputeti i PD-se, Edmond Spaho njëherësh zv.kryetari i Kuvendit duke iu referuar fjales se Rames nje seance me pare ne Kuvend tha se ne kete menyre nisi diktatura e Rilindjes.

“Qëllimi i tij ishte të sfidonte opozitën, t’i ulte asaj kokën, me retorikë të harruar u përpoq t’i thotë opozitës se ligji jam unë, prokurori dhe gjykatësi jam unë, sepse nga sot po fillon diktatura e Rilindjes dhe ngritja e bijve që mezi presin të marrin hak për rënien e etërve 20 vite më parë”, tha Spaho.

Ai deklaroi se opozita nuk eshte e nuk do te lejoje neperkembjen. “Jemi ketu por për të mbrojtur kontributet që i kemi dhënë këtij vendi në 22 vite. Nëse dikush mendon se na poshtëron i ka bërë llogaritë gabim”, tha ai.

Sipas tij, programi Rama nuk perputhet me premtimet qe jane bere gjate fushates.
Brace: Do zhbejme korrupsionin, do mbajme premtimet

Mbajtje deri me nje te premtimeve ka premtuar deputeti i PS-se, erjon Brace, qe mori fjalen pas demokratit Spaho. Duke iu referuar shifrave Brace ka premtuar se vendi eshte i zhytur ne korrupsion ne shume sfera, nderkohe ekonomia e zhytur ne krize.
“Ne do te zhbejme korrupsionin, do te mbajme deri ne nje premtimet tona’- tha Brace, duke premtuar njeheresh clirimin e ekonomise nga mafia.
“Do te ndryshojme menyren tuaj te jeteses, duke shembur kete atdhe te kryeministrit dhe duke ndertuar atdheun tuaj te denje, te ndershem, konkurrues, e me mundesi te barabarte per cilindo, duke zhbere korrupsionin si menyre jetese, e duke ndertuar nje sistem te tere qe zgjidh hallet duke sherbyer e jo duke rrembyer, duke i dhene fund kultures se ‘kopilit te moth’ ne kete vend tejet te perhapur aq sa ‘kolip te moth’ therrasin kryeministrin, ministrin, zv/ministrin, kryekomisionerin e tenderave… e qe nenkupton te zotin per te bere para, pa djerse, pa pune, por me favor e permes rryshfeti. Ka nje nevoje kombetare per ta shembur kete republike te korruptuar e ne do t’i pergjigjemi”- tha Brace.

Majlinda Bregu
Ish ministrja e Integrimit, Bregu ka akuzuar shkruesit e programit per nje plagjiature te paster te programit te qeverise se djathte. “Nuk e kuptoj si jeni kaq te dobet dhe qe genjeni pa iu dridhur dora teksa shkruani keto, qe i keni marre copy paste nga qeveria jone’- ka thene ajo, duke iu referuar pjeses se programit per integrimin e vendit ne BE.

“O pranoni se keni vjedhur, ose behuni qytetare dhe pak evropiane dhe pranoi se do vazhdoni te qeverisni me dokumente te qeverise paraardhese”- tha ajo.

Seanca
Pas prezantimit të programit qeverisës nga kryeministri i dekretuar, Edi Rama, paraditen e sotme ne oren 10.35 nisi seanca e debatit në Kuvendin e Shqipërisë.
Seanca nisi me fjalen e ministrit te Shendetesise, Ilir Beqja, me pyetje te depozituara, njera per clirimin e ambienteve spitalore nga ndertimet pa leje.

“Brenda 200 diteve territortet spitalore dhe ambulatore do t’i clirojme nga aktivitetet private qe nuk kane lidhje me shendetesine”- tha Beqja.
Sipas tij, sistemi publik shihet si komplementar i sistemit publik ne permbushje te misionit te maxhorances per kete sistem, per sherbim shendetesor falas.

Pas tij eshte pergjigjur ministri i Transporteve, Haxhinasto, me pergjigjen e pyetjes se deputetit te Gjirokastres Tavo. “Synimi yne do te jete perfudnimi i te gjitha veprave te mbetura pergjysme”- tha ai.
Haxhinasto deklaroi se ne program ka plane te posacme per portet. “Zhvillimi i integruar i turizmit ne jug ka si kerkese te domosdoshme krijimin e mundesive portuale”- tha ai.

Deputetet kane nisur te mbushin sallen rreth ores 10.00. Seanca e kësaj të shtune pritet të zgjasë gjatë gjithë ditës, pasi janë të shumtë deputetët që kanë kërkuar të drejtën e fjalës. Pritet që të diskutojnë të gjithë deputetët e opozitës, me nga 20 minuta secili.

Partia Demokratike nuk ka depozituar asnjë pyetje për programin e qeverisë, pavarësisht thirrjeve të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, për grupet parlamentare, që të paraqisnin pyetjet me shkrim për Kryeministrin Rama. Grupi demokrat ka vendosur të mos paraqesë asnjë pyetje.

I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, nje dite me pare, kreu i Grupit, Edi Paloka, është shprehur se ajo që u paraqit në seancë nuk ishte program dhe në këto kushte qeverisë së re nuk mund t’i drejtohet asnjë pyetje.
Në të njëjtën kohë ai ka konfirmuar se të gjithë deputetët e Partisë Demokratike dhe aleatëve të tjerë të djathtë kanë regjistruar emrin për të marrë pjesë në diskutimet e së shtunës.
Sipas Rregullores, kur debatohet për programin e qeverisë, secili deputet ka nga 20 minuta në dispozicion.

Panorama

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.