Arkiv-Lajme të përditësuara

Basha pas betimit të qeverisë: Rama kërcenon opozitën

Postuar në 15 Shtator, 2013 15:14

Menjëherë pasi qeveria e re mori zyrtarisht detyrën, kreu i PD-së, Lulzim Basha në vend që ta uronte qeverinë e re, nisi sërish me akuza. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Basha tha se Rama si kryeministër ka bërë kërcënime të parecedentë. 

“Rama tha se ende nuk e keni parë dhunën. Kërcënimi i tij është i paprecedent. Rama ka mashtruar zgjedhësit dhe mashtrimet e tij elektorale do të thellohen. Por gaboheni rëndë zoti Rama. Sepse populli nuk duron që të dhunohet opozita e tij, pasi e konsideron atë si një vlerë të demokracisë.

Shqipëria kryen zyrtarisht rotacionin politik, televizioni publik transmeton basketboll

Postuar në 15 Shtator, 2013 15:12

Kanë qenë orë të rëndësishme për Shqipërinë orët e fundit të kësaj të diele. Qeveria e re ka marrë votëbesimin në Parlament, kabërë betimin në Presidencë, e më pas kryeministri Rama dhe ministrant janë shfaqur përpara mediave në ambjentet e jashtme të kryeministrisë, në shkallët e hyrje, në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Televizionet kanë transmetuar live, me përjashtim të… televizionit publik. TVSH, stafi gjigand i të cilit paguhet nga një taksë e posacme e qytetarëve shqiptarë, vazhdon transmeton një ndeshje basketbolli edhe në këto momente.

 

 

DITA

Qeveria vendos ndalimin e importit te mbetjeve

Postuar në 15 Shtator, 2013 15:10

Keto jane tre vendimet e para te qeverise se re:

Sot, në datë 15 shtator 2013, Kryeministri Edi Rama drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime:

1. Zëvendësimin e portretit të Presidentit të Republikës në ceremonialin zyrtar me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit;

2. Miratimin e Kodit Etik Ministror;

Rama: Do t’i japim Shqipërisë Europën

Postuar në 15 Shtator, 2013 15:10

Pas votëbesimit në Parlament të kabinetit dhe programit të qeverisë së Kryeministrit Edi Rama, ai së bashku me ministrat e tij u nis drejt Presidencës së Rebublikës, ku u zhvillua edhe ceremonia e betimit të anëtarëve të qeverisë së re përballë Kryetarit të Shtetit. 

Pas ceremonisë, i gjithë kabineti i ri u nis në këmbë nga selia e Presidencës drejt selisë së Kryeministrisë për të zhvilluar edhe mbledhjen e parë të qeverisë së re.

Rruga e Kombit, 10 viktima nga mungesa e mbikalimeve

Postuar në 15 Shtator, 2013 08:47

Mungesa e mbi dhe nënkalimeve po shton numrin e viktimave e të plagosurve në segmentin Kukës- Morin, pjesë e autostradës së kombit.

Berisha, pagesa sekrete dhe antiligjore, 12 mld lekë

Postuar në 15 Shtator, 2013 08:38

-Dieta, udhëtime, trajnime e shpërblime, likuidime faturash të kompanive që kanë kryer punë për qeverinë dhe deri te shpërblimi i pronave janë pagesat e kryera nga Thesari i Shtetit në kohën e “black aut-it”. Këto pagesa janë kryer në shtator, në shkelje të vendimit të Këshillit të Ministrave, të datës 10 korrik, i cili ndalonte Ministrinë e Financave dhe Thesarin e Shtetit të nxirrte para nga arka me përjashtim të pagave e pensioneve.

Noka ofendon Tahirin. Ministri: Do të zhdukim mafien nga radhët e policisë

Postuar në 15 Shtator, 2013 08:36

Replika më e ashpër në seancën e diskutimit për qeverinë e re

BLEDAR HOTI

Kabineti i ri qeveritar betohet sot pasdite në Presidencë

Postuar në 15 Shtator, 2013 08:33

Pas votimit në Parlament, kabineti i ri “Rama” do të betohet përpara Presidentit të Republikës Bujar Nishani.

Burime për “Ora News” bëjnë me dije se ceremonia e betimit në Presidencë e qeverisë së re do të zhvillohet në orën 18:00.

Që të gjithë ministrat e rinj, do të firmosin para presidentit aktin e betimit, ku ata premtojnë qeverisjen e vendit në interes të tij dhe popullit shqiptar.

Sarandë, shpërthim tritoli në diskotekë

Postuar në 15 Shtator, 2013 08:31

Shpërthim tritoli në një diskotekë të Sarandës me pasojë shkaktimin e dëmeve të mëdha materiale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 të mëngjesit të së dielës ne nje prej vendeve argëtuese të qytetit bregdetar.

Sipas informacioneve të fundit, dyshohet se shpërthimi ka qenë i telekomanduar, ndërsa policia po heton për të zbardhur këtë ngjarje.

Top channel

Viti i ri shkollor, mesazhi i Presidentit, Nishani

Postuar në 15 Shtator, 2013 04:22

TIRANE- Presidenti i Republikës, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor i është drejtuar me një mesazh të gjithë nxënësve shqiptarë. Në mesazhi e tij, Presidenti i Republikës uron në mënyrë të veçantë të gjithë ata që nisin për herë të parë shkollën.

Të dashur nxënës, studentë, mësues, pedagogë,

Ju uroj me gjith’ zemër këtë ditë të shënuar, ditën e parë të shkollës.

Uroj gjithashtu ata që shkollave i japin gjallërinë, jetën, u besojnë fëmijët, uroj pra prindërit shqiptarë, ata që për shkollimin e fëmijëve nuk kursejnë asgjë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara