Arkiv-Lajme të përditësuara
Hiqet ‘muri’ rrethues i Kryeministrisë
TIRANE- Hiqet ‘muri’ rrethues prej kangjellash para Kryeministrise.
Sot ne mesdite, disa punetore kane nisur punen per heqjen e murit rrethues te Kryeministrise, duke e lene ate pa ‘pengese’ per qytetaret qe kalojne aty pari.
Ndryshimi vjen vetem nje dite pasi kabineti i ri mbajti mbledhjen e pare ne keto ambiente.
Vendimi duket te jete i kreut te qeverise, Edi Rama, ne vijim te ndryshimit te ambienteve edhe brenda salles se mbledhjes.
PANORAMA
“Kodi i heshtjes”, Tabaku: Qeveria po bunkerizohet
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me "Kodin e Heshtjes" të vendosur nga qeveria e re, duke e quajtur këtë kod si një autocensurë. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e PD-së, Jorida Tabaku tha se “Kodi i heshtjes”, është kodi i propagandës së vjetër me mjete të reja.
“Qeveria Rama po starton duke krijuar një sistem të mbyllur dhe të kontrolluar të informimit të publikut, ku çdo gjë duhet të kalojë në vrimë të gjilpërës dhe nëpër filtrat e shumëfishtë që vendos ky kod midis qeverisë dhe mediave”, tha Tabaku.
Jep dorëheqjen prefekti i Korçës, Andrea Mano
Prefekti i Korçës, Andrea Mano ka dhënë sot dorëheqjen nga posti. Mano ka deklaruar se është emëruar si përfaqësues i PD-së dhe nuk mund të vazhdojë detyrën nën drejtimin e qeverisë së majtë.
Tahiri: Situata kriminale në vend, emergjencë kombëtare. Asnjë i paprekshëm para ligjit
Ministri i ri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka thirrur në një takim ditën e sotme krerët e policisë së shtetit.
Tahiri e vlerësoi si alarmante dhe emergjencë kombëtare situatën kriminale në vend, dhe kërkoi përkushtimin maksimal të uniformave blu për të garantuar jetën e qytetarëve.
“Sot është koha për të ngritur në këmbë policinë e shtetit dhe për të garantuar jetën e qytetarëve”, tha Tahiri.
Tiranë, pranga ish-oficerit të Gardës
Agjentë të Policisë së Tiranës kanë arrestuar pasditen e së hënës një ish-efektiv të Gardës së Republikës.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore zyrtare, sipas të cilave personi i arrestuar është ish-oficeri Fatos Skeja.
Për momentin policia e Tiranës nuk i bën të ditura arsyet e shoqërimit të Skejës, por pritet që në orët në vazhdim të ketë një sqarim.
Top Channel
Erion Veliaj merr detyrën, falenderon Kserën dhe stafin: Do dëgjojmë çdo hall të qytetarëve
TIRANE- Ish ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale i ka dorezuar detyren ministrit te ri Erion Veliaj, tashme kreu i Mireqenies Sociale dhe Rinise.
“I uroj pune te mbare, suksese te jete i palodhur dhe ne sherbim te qytetareve shqiptare, qe jane ne numer te kosniderueshem qe jetojne ne varferi, me probleme ne familje, i garantoj se nese do jem i dobishem ne punen e tij ne te ardhmen do jem i gatshem per te dhene kontributin tim”- tha Ksera, teksa i dorezoi detyren.
Nikolla: Do zhdukim fenomenin e gjakmarrjes
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ka nisur ditën e parë të punës duke vizituar Liceun Artistik “Jordan Misja” me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.
“Politika do të mbetet jashtë dyerve të shkollës, por për arsimin do bëhet politika më e mirë që lidhet posaçërisht me promovimin e këtyre talenteve duke shtrirë edukimin artistik në moshën në më të vogël”, tha Nikolla.
Ngjashmëria e Ramës me Nolin dhe një seancë monotone në Kuvend
I lodhshëm dhe monoton. Kaq mund të mjaftojë për të përshkruar mbi 24 orë a më shumë Kuvend, ku do të diskutohej programi që do të qeverisë shqiptarët për 4 vite në vijim. Hiq një grusht fjalimesh, që mund të numërohen me gishtat e njërës dorë nga të dyja palët, pjesa tjetër ishin ligjërime deri në mërzi, të ngjashme me ato të dy liderëve dhe rrotulloheshin rreth të njëjtave argumente si fije kashte në mullar.
TAP-i: Një gazsjellës për të ardhmen energjetike të Europë
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Detajet e projektit
Gjatësia - Parashikohet ndërtimi i një zinxhiri gazsjellësish 4000 km të gjatë për eksportin e gazit në Europë (hera e parë)
Kryeministri Rama nis vizitën në Bruksel
Kryeministri shqiptar Edi Rama është nisur të hënën drejt Brukselit ku do të zhvillojë një vizitë dyditore, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha.
Rama pritet të takohet me përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian. Kryeministri do takohet si fillim me kreun e PE-së, Martin Schultz e më pas ai do të mbajë një fjalë në Komisionin e Jashtëm të PE.