Nikolla: Do zhdukim fenomenin e gjakmarrjes

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ka nisur ditën e parë të punës duke vizituar Liceun Artistik “Jordan Misja” me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.
“Politika do të mbetet jashtë dyerve të shkollës, por për arsimin do bëhet politika më e mirë që lidhet posaçërisht me promovimin e këtyre talenteve duke shtrirë edukimin artistik në moshën në më të vogël”, tha Nikolla.
Ministrja e Arsimit theksoi se, qeveria e re do t’u qëndrojë premtimeve të saj deri në realizimin e tyre duke përmendur transportin falas për fëmijët në gjendje të vështirë ekonomike si edhe forcimin e autoritetit të mësuesit.
Nikolla gjithashtu tha se, do të punohet maksimalisht për zhdukjen e fenomenit të gjakmarrjes që mban larg shkollës qindra fëmijë. “Jemi të vendosur për të zhdukur këtë fenomen mesjetar duke kthyer forcën e ligjit dhe shtetin në sigurinë e jetës në çdo familje shqiptare”, tha ministrja.
SHEKULLI
Add new comment