Arkiv-Lajme të përditësuara

MPJ mirëpret raportin e OKB: Damasku duhet të mbajë përgjegjësi

Postuar në 17 Shtator, 2013 14:19

TIRANE- Shqipëria edhe njëherë ka konfirmuar angazhimin e saj në mbështetje të nismave të komunitetit ndërkombëtar për çështjen e Sirisë.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, MPJ shprehet se regjimi i Damaskut duhet të mbajë përgjegjësi në përputhje me detyrimet ndërkombëtare, lidhur me përdorimin e armëve kimike në Siri, gjë që u konfirmuar edhe nga Raporti i Misionit të OKB-së.

Kundërpërgjigjet këshilltari i Nikoliçit: Nuk merrni dot territor nga Serbia

Postuar në 17 Shtator, 2013 14:15

Këshilltari i Presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliç ka reaguar lidhur me deklaratën e ish-Presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu, i cili ka deklaruar se tani ka ardhur koha për bashkimin Shqipëri-Kosovë.

Marko Djuriç thotë se, komuniteti ndërkombëtar duhet të shqetësohet nga deklarata të tilla. Ai thekson se, Moisiu nuk është i vetëm që shpreh këtë dëshirë pasi edhe shuam të tjerë ëndërrojnë ndryshimin e kufijve në Ballkan duke i marrë territor Serbisë.

Van Rompuy, Ramës: Statusi gjithmonë e më afër, plotësoni reformat

Postuar në 17 Shtator, 2013 14:14

Marrja e statusit kandidat në BE nga Shqipëria është një realitet gjithmonë e më i prekshëm, por mbetet në dorën e vendit dhe qeverisë së re për ta konkretizuar këtë qëllim kombëtar. Kështu ka deklaruar Presidentit i Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Edi Rama pas takimit që pati me këtë të fundit.

“Kleçka”, Fatmir Limaj shpallet i pafajshëm

Postuar në 17 Shtator, 2013 14:12

Gjykata Supreme ka liruar nga akuzat dhe shpallur të pafajshëm Fatmir Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij në rastin e njohur si ”Kleçka”, njofton gazetarja e Gazetes Express.  Avokati i Limajt, Tom Gashi, tha se Gjykata nuk arriti të gjejë as edhe një fakt të vetëm që dëshmon për fajësinë e klientit të tij.

Limaj dhe bashkëluftëtarët e tij ishin shpallur të pafajshëm edhe një vit më parë, por prokurori apeloi vendimin e gjykatës së shkallës së parë.

Stuhia në Durrës, përmbytje e dëme

Postuar në 17 Shtator, 2013 14:11

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta për të shkaktuar probleme të shumta në qytetin bregdetar të Durrësit. 

Një stuhi ere, shiu dhe breshëri kanë goditur mbrëmjen e së martës Durrësin duke shkaktuar jo vetëm probleme të shumta në qarkullim, por edhe dëme të shumta.

Objekte të shkëputura nga forca e erës nga lartësitë e godinave shumëkatëshe kanë shkaktuar thyerje vetratash, pemësh dhe dëmtime automjetesh. 

Naço takon kryeprokurorin Llalla: Ndryshime ligjore për hetimin e rasteve të korrupsionit

Postuar në 17 Shtator, 2013 08:10

TIRANE- Ministri i Drejtesise, Nasip Naco ka zhvilluar sot nje takim me kreun e Prokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla.

“Qëllimi i takimit ishte bashkërendimi i luftës kundër korrupsionit, ndryshimet në legjislacion dhe përmirësimi i punës së institucioneve të drejtësisë në vend”- njofton ministria. 

Politika si art konceptual - "Neue Zürcher Zeitung" portretizon Edi Ramën

Postuar në 17 Shtator, 2013 08:08

Gazeta "Neue Zürcher Zeitung" portretizon në numrin e së martës figurën e re drejtuese të Shqipërisë, kryeministrin Edi Rama. "Që nga fillimi i kësaj jave Shqipëria qeveriset nga një qeveri socialiste. Në krye qëndron Edi Rama, 49-vjeçari është 20 vjet më i ri se armiku i tij kryesor prej disa vitesh, Sali Berisha dhe i përket një gjenerate t?7 re politikanësh. Ish-lojtari i basketbollit, që ia doli të ngjitet deri në kombëtaren shqiptare, dallohet me statujën e lartë nga masa e politikanëve shqiptarë. Edhe e shkuara e tij si piktor nuk është tipike.

Tahiri mbledh krerët e policisë: Jeni në provë, rendi në gjendje alarmante

Postuar në 17 Shtator, 2013 08:08

Tiranë Saimir Tahiri, i sapoemëruar në detyrën e Ministrit të Brendshëm, e cilësoi situatën e rendit si tepër alarmante, madje emergjencë kombëtare. Në ditën e parë të punës, Tahiri thirri në një takim urgjent drejtuesit e policisë në qarqe dhe shefat e komisariateve në të gjithë vendin. Në fjalën para drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm paralajmëroi se kushdo që nuk realizon detyrën nuk do të ketë vend në Policinë e Shtetit.

Meta: Nuk e heq dot foton e Nishanit nga zyra, pasi nuk e kam gjetur fare aty

Postuar në 17 Shtator, 2013 08:06

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i pyetur sot lidhur me qëndrimin që do të mbajë ndaj vendimit të qeverisë për heqjen e fotos së presidentit nga zyrat shtetërore u shpreh se nuk e ka hequr portretin e Nishanit nga zyra e Kuvendit, pasi në fakt nuk e ka gjetur fare në atë zyrë foton e kreut të shtetit.

Meta tha më tej se do ta vendosë foton e presidentin në zyrën e kuvendit, por se do të vendosë gjithashtu edhe foton e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit, imazhin e të cilit siç tha kreu i Kuvendit, ‘do ta vëmë kudo’.

Apeli, Prokuroria: 23 vjet burg për Prendin, 25 për Llupon

Postuar në 17 Shtator, 2013 08:05

ë Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca gjyqësore për ngjarjet e 21 janarit.Prokurori i çështjes Shkëlqim Hajdari deklaroi se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për 21 janarit nuk ishte i drejtë, pasi sipas tij, demonstruesit nuk ishin të armatosur dhe Garda ka qëlluar drejt tyre, në organet jetësore çka është vërtetuar nga ekspertiza mjeko-ligjore. 

Prokuroria në konkluzionet e dhëna kërkoi dënimin me 23 vjet burg të ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg për ish-gardistin Agim Llupo.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara