Meta: Nuk e heq dot foton e Nishanit nga zyra, pasi nuk e kam gjetur fare aty

Postuar në 17 Shtator, 2013 08:06

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i pyetur sot lidhur me qëndrimin që do të mbajë ndaj vendimit të qeverisë për heqjen e fotos së presidentit nga zyrat shtetërore u shpreh se nuk e ka hequr portretin e Nishanit nga zyra e Kuvendit, pasi në fakt nuk e ka gjetur fare në atë zyrë foton e kreut të shtetit.

Meta tha më tej se do ta vendosë foton e presidentin në zyrën e kuvendit, por se do të vendosë gjithashtu edhe foton e Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit, imazhin e të cilit siç tha kreu i Kuvendit, ‘do ta vëmë kudo’.

“Sa i takon kësaj, kjo nuk duhet keqkuptuar sipas mendimit tim. Nuk mund ta heq portretin e presidentit nga zyra e kryetarit të Kuvendit, sepse nuk e kam gjetur portretin e tij në këtë zyrë, por do ta vëmë javës tjetër foton e tij në zyrën e Kuvendit, në respekt të asaj që përfaqëson Kuvendi dhe të asaj që përfaqëson presidenti në kushtetutë, ashtu sikurse do të vëmë kudo portretin e themeluesit të shtetit tonë, Ismail Qemalit”, – tha Meta.

 

 

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.