Arkiv-Lajme të përditësuara
Shkarkohet drejtori i SHKB-së, emërohet Arben Skëndo
Bashkim Shehu lë postin pas më shumë se një vit në detyrë. Tahiri pezullon lëvizjet e Burgajt
Tahiri shkarkon Llupon dhe Prendin
Qeveria e re ka marrë të parin vendim që lidhet me ngjarjet e rënda të 21 janarit ku u vranë katër protuestues. Dy oficerët më të përfolur të atyre ngjarjeve tashmë nuk janë më pjesë e strukturave të rendit.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka liruar nga detyra dhe përjashtuar nga strukturat e Gardës së Republikës Agim Llupon. Po kështu, Tahiri i ka propozuar kryeministrit lirimin para kohe nga detyra dhe përjashtimin nga stukturat të komandantit të Gardës, Ndrea Prendi.
Kodheli në familjen e Dëshmorit, Feti Vogli
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka zhvilluar sot në mesditë një vizitë në familjen e “Dëshmorit të Atdheut” kapiten Feti Vogli, i cili më datë 20 shkurt 2012 ra në krye të detyrës gjatë kryrjes së misionit paqeruajtës në Kandahar të Afganistanit.
Ministrja e Mbrojtjes, Kodheli i shprehu edhe njëherë ngushëllimet familjes, nërsa premtoi mbështetje në të ardhmen, si një detyrim i shtetit, por veçanërisht i Ministrisë së Mbrojtje, në respekt dhe në kujtim të veprës së tij heroike.
Nishani “punëson” bashkëpunëtorët e Berishës
Në kabinetin e presidentit Bujar Nishani janë punësuar dy prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të ish-kryeministrit Sali Berisha, Gjergj Lezhjadhe Ylli Asllani. Zhvendosja e tyre drejt Presidencës vjen disa ditë pas largimit të Berishës nga kryeministria si pasojë e humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit. Nishani, një president i ardhur nga radhët e PD-së dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Berishës, tashmë do të duhet të bashkëpunojë me qeverinë e re socialiste. Lajmin e kalimit të dy njerëzve të afërt të Berishës në krah të Nishanit e bën të ditur Gazeta Shqiptare.
Arvizu-Metës: Presim debat konstruktiv në parlament, ndërkombëtarët sytë nga ju
Ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu zhvilloi sot një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta, në përfundim të të cilit deklaroi se ndërkombëtarët presin debat konstruktiv dhe funksionim normal nga parlamenti i ri.
Tejkalohet kufiri vjetor i borxhit
Qeveria e shkeli kufirin vjetor të borxhit që në muajin gusht. Ministria e Financave raportoi pak ditë më parë se në për tetëmujorin defiçiti buxhetor arriti në 54.4 miliardë lekë.
Komisionet, debat në Grupin e PD
Bregu, Pollo e Vokshi zgjidhen kryetarë komisionesh, ish-ministrat do jenë zëvendës. Olldashi kundër Pollos: Duhet të ishte Mesila Doda.
Beqja prezanton drejtoreshën e re të QSUT
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, ka prezantuar sot drejtoreshën e re të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë. Ogerta Manastriliu është komanduar në detyrën e drejtueses së QSUT, një post i mbajtur deri tani nga Helidon Bushati.
DITA
Kryeministri: Audit financave, por edhe kompanive
Plani për verifikimin e bilanceve të 1000 shoqërive VIP nga ndërkombëtarët
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Bashkë me auditimin, Kryeministri Rama vuri në përparësi pagesën e detyrimeve ndaj kompanive
TAP edhe në Kosovë
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri diskutoi me drejtues të konsorciumit të projektit TAP mundësinë e përfshirjes së Kosovës në rrjetin e gazjellësit, si dhe degëzimin e projektit drejt Kroacisë.
Ministri Gjiknuri, i cili është ftuar në Azerbajxhan nga presideni i kompanise azere “Socar”, mori garanci nga drejtues të konsorciumit se së shpejti do të fillojë investimi në Shqipëri për infrastrukturën ndihmëse dhe se drejtuesit e projektit janë të gatshëm për të financuar përgatitjen e master planit për gazin në vendin tonë.
