TAP edhe në Kosovë

Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri diskutoi me drejtues të konsorciumit të projektit TAP mundësinë e përfshirjes së Kosovës në rrjetin e gazjellësit, si dhe degëzimin e projektit drejt Kroacisë.
Ministri Gjiknuri, i cili është ftuar në Azerbajxhan nga presideni i kompanise azere “Socar”, mori garanci nga drejtues të konsorciumit se së shpejti do të fillojë investimi në Shqipëri për infrastrukturën ndihmëse dhe se drejtuesit e projektit janë të gatshëm për të financuar përgatitjen e master planit për gazin në vendin tonë.
Nga ana tjetër, drejtuesit e projektit TAP mirëpritën angazhimin e qeverisë së re për ngritjen e një task force me qëllim çuarjen përpara të projektit. Ata shprehën gatishmërinë për të ofruar bursa studimi për studentë që duan të arsimohen në fushën e naftës.
Ministri Gjiknuri gjatë vizitës atje u takua me një sërë personalitetesh të republikës azere, si dhe mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave afatgjata të shitjes së gazit natyror nga projekti TAP, kontrata këto të rëndësishme për vendet nga ku do të kalojë gazsjellësi dhe që mund të përfitojnë furnizim me gaz.
Një ndër to është dhe Shqipëria. Konsorcium ka kontraktuar një kompani holandeze e cila do të nisë negociatat me banorët e komunave nga ku do të kalojë TAP.
Bëhet fjalë për 200 punonjës të cilët do të takohen me pronarët e tokave ku do të kalojë tubacioni i rrejtit të gazjellësit për të negociuar për mundësinë e blerjen së tokës ose marrjen me qira të saj. Ndërtimi i gazsjellësit është planifikuar të nisë në vitin 2015.
Top Channel
Add new comment