Arkiv-Lajme të përditësuara
Tiranë, 131 shtetas të shoqëruar në 24 orë
TIRANE- Plot 131 shtetas janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë se Tiranes gjate 24 oreve te fundit, janë kontrolluar 276 persona dhe 230 automjete të ndryshme për dokumentacion të rregullt apo xhama të errësuar.
Koha që Shqipëria të projektojë një imazh të ri
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman. Meta pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri ambasadorit, u shpreh se marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, por edhe në planin dypalësh.
Veliaj bën një akt human… por a është kjo zgjidhja për romët?!
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ka nisur punën me përkujdesjen ndaj komunitetit rom. Pas vizitës tek familjet rome që jetojnë në qiell të hapur ai sot ka bërë një akt human duke e dërguar vetë personalisht në spital një fëmijë rom që i ishte refuzuar mjekimi.
Ai ka zbritur nga makina e tij para Spitalit Ushtarak me një djalë të vogël rom në krahë që kishte këmbën në allçi.
Rama-Ivanov: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Integrimi juaj, rëndësi për ne
Kryeministri i vendit, Edi Rama priti sot në një takim presidentin e Maqedonisë, George Ivanov, i cili ndodhet në Shqipëri prej dy ditësh, në kuadër të samitit të presidentëve të rajonit që u mbajt në Durrës.
Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit, Rama shprehu shqetësimin për mbarëvajtjen e bashkëjetesës mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni, ndërsa theksoi se integriteti i Maqedonisë për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm.
Gjykata shpall të pafajshëm gjyqtarin Neritan Tabaku
Gjykata e Tiranës e ka shpallur të pafajshëm gjyqtarin e Durrësit, Neritan Tabaku, i vendosur nën akuzë për moszbardhje në kohë të akuzës ndaj Ilir Xhakjas, i cili gjatë kohës që ishte i lirë vrau kryekomisarin e Shijakut, Adem Tahirajt.
Tabaku akuzohej për shpërdorim detyre, pasi nuk kishte zbardhur në kohë vendimin për Ilir Xhakjen, edhe në atë kohë person me precedentë penalë, tashmë i dënuar për vrasjen e kryekomisarit të Shijakut.
Prokuroria kishte kërkuar tre vite burg për gjyqtarin Tabaku, megjithatë vendimi i fundit i gjykatës i jep pafajësinë.
Ministritë ende pa strukturë, sot ndryshimet në mbledhjen e Qeverisë
Kryeministri Rama do të mbledhë sot pasdite kabinetin e tij qeveritar, ku pritet të marrë disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturat e disa ministrive, por dhe emërimet e zv.ministrave. Disa ministri, të cilat janë kompozuar rishtas nga qeveria e re, ende nuk kanë miratuar strukturën e tyre, për të bërë të mundur funksionimin sa më shpjet të tyre.
SHBA-Shqipëri, marrëveshje 13 mln $ për arsimimin e ushtarakëve
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në SHBA. Marrëveshja u nënshkrua mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës së New Jersey-t.
Marrëveshja u firmos sot nga ministrja e re e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Kodheli tha se përgatitja e të rinjve shqiptarë do të bëhet në bazë të standardeve si në SHBA. Ajo shtoi se do të përzgjidhen kandidatët më të mirë.
Durrës, plumba mbi autobusin e punonjësve, plagoset rëndë shoferi
Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një persona i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një autobusi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:00, në rrugën e re të Kënetës.
Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të autobusit që transportonte punëtorët e ndërmarrjes së rrobaqepësisë ‘Filanto’. Si pasojë kanë mbetur i plagosur rëndë shoferi i autobusit Albert Gjeci dhe mjekja Xheni Doka, e cila ka marrë plagë të lehta në krah.
Kandidaturat për kreun e policisë, më të fortët Niko Brahimaj dhe Artan Didi
“Gjenerali” Bilbil Mema tërhiqet nga gara, do jetë civil
Ish-funksionari i lartë i policisë, Bilbil Mema, pritet të emërohet drejtor në ministri
Bledi Gilaj
Nishani: Pakti i vetëm i KLD-së, respektimi i ligjit
Nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishani, po zhvillon punimet Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ku po merr pjesë edhe ministri i ri i Drejtësisë Nasip Naço.
Në fjalën e tij, Presidenti, theksoi se KLD nuk do të bëjë asnjë transfertë të gjyqtarëve pa vlerësim profesional, duke theksuar se ky institucion është një organ i pavarur, i cili ka vetëm një pakt, respektimin e ligjit.