Koha që Shqipëria të projektojë një imazh të ri

Postuar në 18 Shtator, 2013 07:44

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është takuar sot me ambasadorin e Gjermanisë në Tiranë, Hellmut Hoffman. Meta pasi i uroi mirëseardhjen në Shqipëri ambasadorit, u shpreh se marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë kanë një rëndësi të veçantë, jo vetëm në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, por edhe në planin dypalësh. 

Hoffman uroi kreun e LSI-së për marrjen e detyrës së Kryetarit të Kuvendit dhe e siguroi atë për forcimin e rolit mbështetës të Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë por edhe përmes asistencës që Gjermania jep për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit. 

Ambasadori gjerman theksoi se, ka ardhur koha që Shqipëria të projektojë një imazh të ri në botë dhe se Gjermania do të ndjekë me interes progresin e vendit në drejtim të forcimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,  reformës në fushën e drejtësisë dhe përmirësimit të klimës ekonomike e sociale.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.