Durrës, plumba mbi autobusin e punonjësve, plagoset rëndë shoferi

Postuar në 18 Shtator, 2013 03:53

Dy persona kanë mbetur të plagosur mëngjesin e sotëm në Durrës, ku një persona i paidentifikuar ka qëlluar në drejtim të një autobusi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:00, në rrugën e re të Kënetës.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri tip automatik, në drejtim të autobusit që transportonte punëtorët e ndërmarrjes së rrobaqepësisë  ‘Filanto’. Si pasojë kanë mbetur i plagosur rëndë shoferi i autobusit Albert Gjeci dhe mjekja Xheni Doka, e cila ka marrë plagë të lehta në krah.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, autori i plagosjes, i cili ishte i pajisur me skafandër, pasi ka qëlluar në drejtim të autobusit është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se gjendja e drejtuesit të mjetit Albert Gjeci, 47-vjeç lindur në Spitallë dhe banues në lagjen 4, është e rëndë,  pasi ai është shtruar me urgjencë në reanimacion, ku i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërkohë, mjekja Xheni Doga ndodhet në gjendje më të mirë pasi ka marrë plagë të lehta në krah.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe objektivi i të shtënave me armë, ndërkohë policia ka nisur hetimet për kapjen e autorit.

 

   DITA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.