SHBA-Shqipëri, marrëveshje 13 mln $ për arsimimin e ushtarakëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje për arsimimin dhe kualifikimin e ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë në SHBA. Marrëveshja u nënshkrua mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Gardës së New Jersey-t.
Marrëveshja u firmos sot nga ministrja e re e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe ambasadori i SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Kodheli tha se përgatitja e të rinjve shqiptarë do të bëhet në bazë të standardeve si në SHBA. Ajo shtoi se do të përzgjidhen kandidatët më të mirë.
Ndërsa ambasadori amerikan në fjalën e tij tha se SHBA-të po investojnë 13 milionë dollarë për kualifikimin e ushtarakëve shqiptarë.
“Jam i lumtur që raportoj për këtë bashkëpunim dypalësh mes Shqipërisë dhe SHBA-ve. Duhet që Forcat e Armatosura shqiptare të bashkëpunojnë me SHBA-të dhe NATO-n për te rritur standardin në radhët e ushtarake dhe për mirëmbajtjen e paqes dhe të stabilitetit në botë dhe rajon. Marrëveshja mes dy shteteve do të kushtojë 1.3 mln dollarë dhe ka si synim bashkëpunimi për të edukuar oficerët shqiptarë. Ky program është një mundësi unike për oficerët shqiptarë”, u shpreh Arvizu.
SHEKULLI
Add new comment