Arkiv-Lajme të përditësuara

Basha: Fillim i mbrapshtë i qeverisë së re. Mungesë transparence, konflikt me opozitën

Postuar në 19 Shtator, 2013 05:31

TIRANË- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha duke folur në mbyllje të mbledhjes së grupit të PD-së ka akuzuar kreun e qeverisë për një fillim të mbrapshtë të punës.

“Kanë demonstruar të kundërtën e asaj që opozita ka ofruar, Brukseli kërkoi dhe shqiptarët presin, që është fryma e bashkëpunimit dhe jo konfliktualitetit, karakterizuar nga një mungesë e thellë transparence mes asaj që thuhet e bëhet”- tha Basha.

Ministrat e Berishës zhvatin zyrat e shtetit

Postuar në 19 Shtator, 2013 05:30

Ministrat e qeverisë “Berisha”, shumë prej të cilave kanë mbajtur një post të tillë për 8 vjet me radhë, duket e kanë pasur ndjesinë e shtëpisë së tyre pas largimit nga detyra.

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe denoncon se, “ministrat e qeverisë së mundur, kanë ikur duke zhveshur zyrat e shtetit!”

Zveçan, qëllohet makina e EULEX-it, vdes polici nga Lituania, plagosen 2 të tjerë

Postuar në 19 Shtator, 2013 05:29

Një pjesëtar i EULEX-it është vrarë sot në mëngjes në territorin e komunës së Zveçanit, bën të ditur agjencia “Beta” e Beogradit. Mësohet se makina e EULEX-it është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Plumbat kanë prekur në kokë dhe në bark policin nga Lituania me iniciale A.S.Si pasojë e sulmit janë plagosur edhe dy policë të tjerë, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e KFOR-it dhe njësitë speciale të EULEX-it. Ngjarjen e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, pa dhënë detaje shtesë.

“21 Janari”: Apeli dënon Prendin e Llupon me vetëm 4 vite burg, për dy të vrarë

Postuar në 19 Shtator, 2013 05:28

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); color: rgb(85, 85, 85); background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

Vrasjet

Faik Myrtaj, me autor - Autori i vrasjes së demonstruesit nga Fieri është ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi. Gjykata e ka dënuar vetëm me 1 vit burg, me akuzën e vrasjes nga pakujdesia

Rama: Transformim modelit ekonomik

Postuar në 19 Shtator, 2013 05:26

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se modeli ekonomik shqiptar ka nevojë për transformim të menjëhershëm, ndërsa premtoi ndërtimin e një modeli të ri të rritjes së qëndrueshme ekonomike. 

"Kemi nevojë për një ndryshim të strukturës ekonomike. E gjithe ekonomia ka një zinxhir borxhi, të cilin ne duhet ta shlyejmë", u shpreh Rama gjatë fjalës së tij në konferencën me temë “Perspektivat e biznesit në Europën Juglindore”, që po zhvillohet në Tiranë.

Pukë, policia sekuestron një arsenal armësh

Postuar në 18 Shtator, 2013 16:27

PUKE- Policia e Pukës ka zbuluar dhe sekuestruar një arsenal armësh. Sekuestrimi i armëve u bë pas një kontrolli të policisë në banesën e shtetasit, Gazmend Muhamet Brahimi (Sadiku) 35 vjeç, fshati Rrapë, Komuna Rrapë e rrethit të Pukës.

Janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale; 15 armë automatike Model AK – 47; 1 automatik Model PPS, 1 mitroloz i Lehtë, 9 krehëra automatiku me nga 30 fishekë, 14 arka metalike me fishekë model 56 mm, një armë gjahu cifte pa leje, 400 m fitil zjarrpërcjellës, 5 kallëp tritol,si dhe një sasi lende narkotike Canabis Sativa.

Shqipëria, prodhuesja e parë e kanabisit në Evropë, reportazhi i TV francez “M6”

Postuar në 18 Shtator, 2013 16:25

Mediet ndërkombëtare i kushtojnë sërish vëmendje kultivimit të hashashit në Lazarat dhe pamundësisë së shtetit shqiptar për të ndërhyrë. Televizioni francez “M6”, përmes emisionit investigativ “Zonë e Ndaluar” sjell pamje të reja, të marra në afërsi të fshatit problematik, por pa arritur të hyjë atje.

Opozita e quan Ramën “rrezik” për fqinjësinë me Maqedoninë

Postuar në 18 Shtator, 2013 16:24

Deklaratat e kryeministrit shqiptar Edi Rama në takimin me presidentin maqedonas Ivanov janë kritikuar ashpër nga eksponentë të opozitës si deklarata përçarëse të fqinjësisë mes dy vendeve. Kritikat i kanë ardhur nga ish ministri i Jashtëm Aldo Bumçi dhe ish-Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. Sipas tyre Rama nuk duhet të barazojë pakicën maqedonase me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni.

Rama-ministrave: Sillni brenda javës planin për reformat. Vendoset bllokimi i importit të mbetjeve

Postuar në 18 Shtator, 2013 16:23

Qeveria “Rama” zhvilloi mbrëmjen e të mërkurës mbledhjen e radhës, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura për mediat.

21 janari, Apeli: Vrasje nga pakujdesia

Postuar në 18 Shtator, 2013 16:22

Akuza e vrasjes me dashje ndaj ish-komandantit të Gardës së Republikës, Ndrea Prendit dhe vartësit të tij Agim Llupo u rrëzua edhe nga Gjykata e Apelit si e pabazuar në prova, ndërkohë që të dy ata u gjetën fajtorë për akuzën e vrasjes nga pakujdesia. 

Përkatësisht për vrasjen nga pakujdesia të demonstruesit Faik Myrtaj ish-koamndanti Prendi u dënua me një vit heqje lirie. 

Ndërkohë që për vrasjen nga pakujdesia të demonstruesit Ziver Veizi fajtor u konsiderua edhe ish-gardisti Llupo dhe për këtë u dënua me tre vjet burgim. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara