Tiranë, 131 shtetas të shoqëruar në 24 orë

TIRANE- Plot 131 shtetas janë shoqëruar në Komisariatet e Policisë se Tiranes gjate 24 oreve te fundit, janë kontrolluar 276 persona dhe 230 automjete të ndryshme për dokumentacion të rregullt apo xhama të errësuar.
Lajmi behet me dije nga policia e Tiranes, e cila njofton se brenda 24 orëve të fundit në Kryeqytet kanë bërë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në kushtet e flagrancës të 6 shtetasve, nga të cilët një shtetas i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe 4 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale si ( Dhunë në ambjentet familjare, plagosje, vjedhje në bashkëpunim etj).
“Po ashtu janë vendosuar 660 masa administrative për mos zbatim të sinjalistikës rrugore, parkim të gabuar, ecje tej normave të lejuara etj shkelje të Kodit Rrugor”- thuhet ne njoftim.
Policia garanton se strukturat e Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë, do të vazhdojën të punojnë më tej për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive ligjore, me synim parandalimin, evidentimin, zbulimin dhe goditjen në kohë të autorëve të veprave penale, duke bashkëpunuar ngushtë me organin e Prokurorisë si dhe organe të tjera të zbatimit të ligjit
PANORAMA
Add new comment