Rama: Transformim modelit ekonomik

Postuar në 19 Shtator, 2013 05:26

Kryeministri Edi Rama deklaroi të enjten se modeli ekonomik shqiptar ka nevojë për transformim të menjëhershëm, ndërsa premtoi ndërtimin e një modeli të ri të rritjes së qëndrueshme ekonomike. 

"Kemi nevojë për një ndryshim të strukturës ekonomike. E gjithe ekonomia ka një zinxhir borxhi, të cilin ne duhet ta shlyejmë", u shpreh Rama gjatë fjalës së tij në konferencën me temë “Perspektivat e biznesit në Europën Juglindore”, që po zhvillohet në Tiranë.

Kryeministri rikujtoi se do të bëhet auditim i sistemit shqiptar të administrimit të parasë dhe shpenzimeve në të gjitha drejtimet, proces ky që do të kryhet nga një prej katër kompanive më të mëdha audituese të huaja.

Rama njoftoi se muajin e ardhshëm do të mblidhet edhe Këshilli Ekonomik Kombëtar, i cili do të jetë forumi ku Qeveria, Banka e Shqipërisë, ekspertë të huaj dhe ndërkombëtarë do të rrahin idetë dhe mendimet lidhur me ekonominë e vendit tonë. / Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.