Pukë, policia sekuestron një arsenal armësh

PUKE- Policia e Pukës ka zbuluar dhe sekuestruar një arsenal armësh. Sekuestrimi i armëve u bë pas një kontrolli të policisë në banesën e shtetasit, Gazmend Muhamet Brahimi (Sadiku) 35 vjeç, fshati Rrapë, Komuna Rrapë e rrethit të Pukës.
Janë gjetur dhe sekuestruar në cilesinë e provës materiale; 15 armë automatike Model AK – 47; 1 automatik Model PPS, 1 mitroloz i Lehtë, 9 krehëra automatiku me nga 30 fishekë, 14 arka metalike me fishekë model 56 mm, një armë gjahu cifte pa leje, 400 m fitil zjarrpërcjellës, 5 kallëp tritol,si dhe një sasi lende narkotike Canabis Sativa.
Policia njofton se ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Gazmend Brahimi, ndërkohë që vazhdojnë kontrollet në të gjithë zonën.
Ende nuk janë të qarta arsyet se pse ky shtetas mbante në shtëpinë e tij një arsenal të tillë fotosh.
PANORAMA
Add new comment