Ministrat e Berishës zhvatin zyrat e shtetit

Postuar në 19 Shtator, 2013 05:30

Ministrat e qeverisë “Berisha”, shumë prej të cilave kanë mbajtur një post të tillë për 8 vjet me radhë, duket e kanë pasur ndjesinë e shtëpisë së tyre pas largimit nga detyra.

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe denoncon se, “ministrat e qeverisë së mundur, kanë ikur duke zhveshur zyrat e shtetit!”

“Bastisja ka ndodhur nga Kuvendi, Kryeministria e deri në çdo ministri. Kanë marrë gjithçka; Nga pikturat në mure, suvenire të ndryshëm vendosur në ambiente të posaçme të po këtyre zyrave, kompjuterë dhe hard disk-e të kompjuterëve që janë zëvendësuar me të tjerë që nuk kanë as edhe një program të vetëm të instaluar”, shprehet Braçe.

Deputeti i mazhorancës thekson se, “një ministër kishte lyer zyrën vende-vende, dy ditë para se të largohej prej andej, me qellim që të mos dukeshin gjurmët e pikturave të marra nga muret!”

Braçe nënvizon se arsyet që kanë dhënë ministrat e larguar janë tërësisht banale. “I kemi pasur dhurata personale por që i kemi mbajtur në zyrat publike të shtetit! Tamam sikur t’i kenë pasur private! Kjo bastisje është vjedhja e fundit”, përfundon ai.

 

Shekulli Online

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.