Arkiv-Lajme të përditësuara

Mark Frroku i kërkon Ramës 13 drejtori

Postuar në 23 Shtator, 2013 15:35

Aleatët e Partisë Socialiste mbeten ende në pritje të ofertave të kryeministrit Edi Rama për poste në nivelet e dyta. Kryeministri ka ende pa vendosur emrat e zëvendësministrave, prefektëve e shumë prej drejtorive kryesore të disa institucioneve kyçe të vendit.Në bazë të deklaratave të vetë Ramës, aleatët i kanë dërguar atij pretendimet, përmes kërkesave zyrtare.

Rama takon Blair dhe Presidentin e BB: Strukturë e posaçme për prioritetet e Shqipërisë

Postuar në 23 Shtator, 2013 15:34

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës të tij në New York zhvilloi një takim me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe me Presidentin e Bankës Botërore, Jim Kim. Në këtë takim u diskutuan sfidat dhe prioritetet e qeverisë së re, ndërkohë që sipas Ramës, shumë shpejt do të ngrihet një strukturë e posaçme e arritjes së rezultateve dhe prioriteteve të qeverisë së re shqiptare.

Tiranë, shpërthen automjeti

Postuar në 23 Shtator, 2013 15:33

Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës në Tiranë, për fat të mirë pa shkaktuar viktima. 

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë ditës tek Kodrat e Liqenit, me automjetin që është demtuar i tëri. 

Burimet shtojnë se automjeti në fjalë është një fuoristradë tip “BMW”, varianti “X5” dhe me targë shqiptare. 

Identifikimi i pronarit të saj pritet të hedhë dritë mbi atentatin, motivet e të cili për momentin nuk dihen. 

Rama: Me Tony Blair dhe presidentin e BB për prioritetet e Shqipërisë

Postuar në 23 Shtator, 2013 09:37

Kryeministri Edi Rama njofton ne profilin e tij ne Twitter per takimin qe ka zhvilluar me  Tony Blair dhe me Presidentin e Bankes Boterore Jim Kim.

Sipas Rames gjate takimit eshte diskutuar per prioritetet e vendit dhe ngritjen e nje njesie speciale per to ne Kryeministri. 

“Me Tony Blair&Presidentin e Bankes Boterore Jim Kim per prioritetet e Shqiperise dhe ngritjen e nje njesie speciale per to ne kryeministri”- shkruan Rama.

 

 

 

 

PANORAMA

Kuvend, Meta i jep zyrë Topallit

Postuar në 23 Shtator, 2013 09:34

Kreu i ri i Kuvendit, Ilir Meta ka vendosur ta bëjë realitet angazhimin e tij për ta trajtuar opozitën me frymën e tolerancës dhe të konsensusit. Nuk bëhet fjalë thjesht për debatin politik në parlament, por edhe për trajtimin e përfaqësuesve të opozitës së re. Kështu mësohet se pavarësisht se nuk e ka detyrim ligjor, ai në kuadër të drejtimit me tolerancë të këtij institucioni dhe të respektimit të opozitës, i ka lejuar paraardhëses së tij, Jozefina Topalli, që të marrë një zyrë të veçantë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Zyra

FMN – qeverisë ‘Rama’: Kujdes me ndryshimet fiskale dhe borxhin

Postuar në 23 Shtator, 2013 09:32

TIRANË Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i kryesuar nga drejtori i Fondit për Shqipërinë, Nadeem Ilahi, ka vënë pikat mbi “i” në takimet që po zhvillon në Tiranë. Shqetësimet e para janë përcjellë në takimin që FMN zhvilloi me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, ku është informuar mbi strategjinë që parashikon të ndjekë qeveria e re  për uljen e deficitit buxhetor, duke rritur të ardhurat tatimore e duke ulur shpenzimet, të paktën deri në fund të këtij viti financiar.

Arvizu: Lufta kundër korrupsionit me rëndësi të madhe. Llalla: Do kontrolloj vetë rezultatet e antikurrupsionit

Postuar në 23 Shtator, 2013 09:30

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, garanton mbështetjen e vendit të tij për njësitë e përbashkëta hetimore në luftën kundër korrupsionit.

Sfida e madhe e policisë

Postuar në 23 Shtator, 2013 09:29

Bashkimi Europian do të japë mbështetje për luftën ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi i tha ministrit të ri të Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një takimi se është përpara një sfide tepër të madhe. 

I përplas furgoni, vdes 23 vjeçarja, plagoset bashëshorti

Postuar në 23 Shtator, 2013 03:40

Një 23-vjeçare u perplas per vdekje nga nje furgon,nderkohe qe burri i saj u plagos teksa ishin duke kaluar rrugen. 

Aksidenti ndodhi mengjesin e sotem ne aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në afërsi të fshatit Ahmetaq. Sipas te dhenave te para te policise mesohet se ata jane perplasur nga furgoni me targa AA775CK, teksa qëndronin në anë të rrugës duke pritur një automjet të rastit për të shkuar drejt Durrësit. 

Arvizu: Shqipëria, 'fshat' ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, luftoni korrupsionin

Postuar në 23 Shtator, 2013 03:39

Ambasada amerikane në Tiranë ka organizuar një takim, ku i pranishëm ka qenë ambasadori Aleksandër Arvizu dhe kryeprokurori Adriatik Llalla. Në këtë takim u fol për rolin e drejtësisë në vend. Ambasadori Arvizu e ka quajtur, vendin tonë një fshat ku të gjithë e njohin njëri-tjetrin, por sipas tij institucionet duhet të zbatojnë ligjin. 

Ambasadori i SHBA-ve ka nënvizuar rëndësinë e madhe që ka për vendin lufta kundër korrupsionit, ndërsa ka garantuar mbështetjen e SHBA-ve për njësitë e përbashkëta hetimore në luftën kundër këtij fenomeni.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara