Tiranë, shpërthen automjeti

Një automjet ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës në Tiranë, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.
Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur pranë ditës tek Kodrat e Liqenit, me automjetin që është demtuar i tëri.
Burimet shtojnë se automjeti në fjalë është një fuoristradë tip “BMW”, varianti “X5” dhe me targë shqiptare.
Identifikimi i pronarit të saj pritet të hedhë dritë mbi atentatin, motivet e të cili për momentin nuk dihen.
Në javët e fundit në vend janë verifikuar një seri atentatesh me eksploziv të kryera në dëm të funksionarëve të shtetit dhe jo vetëm.
Një javë më parë një antentat me eksploziv u krye në qytetin e Shkodrës. Shënjestra ishte punonjesi i policisë, Kujtim Çardaku, i cili mori plagë të rënda.
Tre ditë para kësaj ngjarjeje një sasi eksplozivi shpërtheu në veturën personale që përdorej nga shefi i krimeve pranë Komisiariait numër 1 të policisë së Tiranës, Artur Hyka.
Ndërsa në fillim të muajit një ndërtues në Tiranë u kërcënua po ashtu përmes shpërthimittë eksplozivit në makinë. Biznesmeni Armando Cekaj sapo tentoi të lëvizte automjetin e tij të parkuar pranë rrugës "Siri Kodra" u përball me shpërthimiin nga i cili fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Ndërsa në fund të muajit të kaluar, një makinë u hodh në erë në Vlorë dhe vetëm fati bëri që drejtuesi i saj të shpëtonte vetëm me plagë jo serioze.
Top Channel
Add new comment