Arkiv-Lajme të përditësuara
Gjiknuri: Do të kalohen në sitë të gjitha koncesionet e dhëna deri tani
Ministri i Energjetikës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, u shpreh sot gjatë Forumit Ndërkombëtar “Tregu i Kapitaleve në Shqipëri e Rajon dhe Modeli i Zhvillimit” se investimet në sektorët strategjikë do të miratohen duke pasur parasysh interesat e publikut. Gjiknuri tha se qeveria e re do të bëjë të mundur partneritetin efektiv mes shtetit dhe sipërmarrjeve private, ndërsa shtoi se do të rishikohen koncesionet e dhëna deri tani në sektorin e energjetikës.
Sequi takon Naçon: Reforma në drejtësi dhe lufta ndaj korrupsionit, rruga për në BE
Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Ettore Sequi ka theksuar sërish se Shqipëria duhet të tregojë qartë një histori në luftën kundër korrupsionit. Deklarata u bë pas një takimi që Sequi zhvilloi me ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço.
Tkurret konsumi, bie importi
Të dhënat e fundit zyrtare të tregtisë me jashtë tregojnë se kërkesa konsumatore në ekonomi vazhdon të bjerë. Instituti i Statistikave njoftoi se në gusht Shqipëria importoi 7.5 për qind më pak produkte se sa gushti i vitit të kaluar.
Vranë babë e bir, identifikohen të dyshuarit
SHKODER- Policia e Shkodres ka identifikuar 5 persona, te akuzuar si autoret e dyshuar te nje vrasjeje te dyfishte, ndodhur ne kete qytet.
Behet fjale per vrasjen e ndodhur ne gusht te nje viti me pare, kur babe e bir, Frederik e Jurgen Marku, 46 e 22 vjec, u vrane ne oborrin e spitalit te Shkodres.
Sipas te dhenave te para te dyshuar per autore jane 5 persona, A.Doçaj 32 vjeç, L.Martini 29 vjeç, E.Boka 32 vjeç, A.Prebibaj 30 vjeç dhe L.Nika, 32 vjeç.
PANORAMA
Atentat ndaj kreut të komunës Golem
Pak kaluar 24 orë nga një shpërthim tritoli në Tiranë ndaj një biznesmeni, të njëjtin gjë kanë tentuar të bëjnë dhe me kryetarin e komunës Golem.
Në makinën e Agron Agalliut është vendosur një sasi tritoli me qëllim hedhjen në erë të automjetit në momentin që kreu i komunës të ishte në lëvizjes.
Por për fatin e mirë të Agalliut, tritoli është shkëputur nga makina duke bërë që ai të shpëtojë për mrekulli. Lënda plasëse, që mendohet të ketë qenë e telekomanduar nuk ka shpërthyer.
Buxheti në kaos, nuk ka paga për 5 ministritë e reja
Blerina Hoxha
Barra e tranzicionit qeverisës më shumë se kudo tjetër po ndjehet në Ministrinë e Financave. Me një buxhet të dëmtuar nga zgjedhjet, ku arka e shtetit është thuajse bosh, buxheti i ri i 2014 që duhet të jetë në përfundim e sipër dhe për më tepër kërkesa për të furnizuar me fonde 5 ministritë e reja që i janë shtuar qeverisjes.
Ministritë e reja
Blair: Banka Botërore do të mbështesë qeverinë “Rama” për programin e saj
Kryeministri zhvillon takimin e parë të rëndësishëm në SHBA
Fatjona Mejdini
Beqja: Objektet jospitalore, jashtë QSUT-së
Nis aksioni i Ministrisë së Shëndetësisë për të hequr të gjithë objektet jospitalore nga ambientet e QSUT-së.
Duke folur për mediat, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja theksoi se Ministria do të nisë zbatimin e planit të masave për rikthimin e QSUT-së pacientëve dhe bluzave të bardha.
Bushati: Objektivi ynë, hapja e bisedimeve për anëtarësim. Kufiri? Bisedime serioze me Greqinë
NJU JORK- Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha sot se objektiv konkret i qeverisë së re është fillimi i bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Gjatë një intervistë të drejtpërdrejtë nga Nju Jorku, me Zërin e Amerikës, Bushati tha se qeveria do të punojë shumë për tA ofruar sa më shumë të jetë e mundur këtë datë.
Lidhur me marrjen e statusit kandidat, Bushati tha se është një objektiv i realizueshëm, pavarësisht se dhjetori është shumë pranë.
Italianët që nuk kalojnë testin e hyrjes në mjekësi? Shqipëria i pret krahëhapur
Nga sot të rinjtë që kanë bërë testin për të hyrë në fakultetin me numër të mbyllur studentësh të mjekësisë, mësojnë nëse e kanë marrë apo jo, e për rrjedhojë nëse mund të vazhdojnë ose jo studimet në Itali.
Për studentët italianë që nuk e marrin testin duket se, një zgjidhje mund ta gjejnë në Shqipëri, veçanërisht në një universitet privat në Tiranë, që falë bashkëpunimit me universitete italiane si Tor Vergata i Romës (në degën e Mjekësisë), Universitetin e Milanos (për Farmacinë) etj., ofron leksione në gjuhën italiane dhe lëshon diploma që njihen edhe në Itali.