Atentat ndaj kreut të komunës Golem

Pak kaluar 24 orë nga një shpërthim tritoli në Tiranë ndaj një biznesmeni, të njëjtin gjë kanë tentuar të bëjnë dhe me kryetarin e komunës Golem.
Në makinën e Agron Agalliut është vendosur një sasi tritoli me qëllim hedhjen në erë të automjetit në momentin që kreu i komunës të ishte në lëvizjes.
Por për fatin e mirë të Agalliut, tritoli është shkëputur nga makina duke bërë që ai të shpëtojë për mrekulli. Lënda plasëse, që mendohet të ketë qenë e telekomanduar nuk ka shpërthyer.
Agalliu është njoftuar me telefon, ku i është komunikuar se nga makina i kishte rënë një qese me tritol. Pas kësaj, kreu i komunës Golem njoftoi policinë e cila ka marrë për ekzaminim sasinë e lëndës plasëse.
Agalliu drejton komunën Golem prej dy mandatesh nën siglën e Partisë Socialiste.
SHEKULLI
Add new comment