Arkiv-Lajme të përditësuara

Protesta kundër Agimit të Artë në Greqi

Postuar në 27 Shtator, 2013 02:59

Një protestë masive anti-fashiste e mijëra qytetarëve grekë në Athinë, degjeneroi në përleshje mes tyre dhe policisë, në mjediset para selisë së Agimit të Artë. Autoritetet u detyruan të përdorin gaz lotsjellës ndaj tubuesve, të cilët qëllonin me bomba molotov dhe gurë. Ata i vunë zjarrin disa makinave dhe thyen xhamat e dritareve të zyrave të partisë së ekstremit të djathtë. Megjithatë, nga incidentet nuk janë shënuar viktima.

Arvizu në “Top Story”: Shansi i fundit i mirë për Shqipërinë

Postuar në 27 Shtator, 2013 02:58

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, në fund të mandatit të tij në vendin tonë, u rikthye për një herë të fundit në intervistë përballë Sokol Ballës, për të komentuar tre vitet e tij në Shqipëri, tre vite që përkuan me zhvillime të panumërta dhe ndryshme të mëdha.

Pak ditë më parë, ambasadori Arvizu, së bashku me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, publikoi një editorial me titullin “Shqipëria Mundet”.

KiE shqetësim për “21 Janarin”

Postuar në 27 Shtator, 2013 02:56

Nils Muiznieks, Komisioner i të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Europës është shprehur i shqetësuar se si është duke u trajtuar çështja e 21 janarit. Ai kërkoi nga autoritetet e drejtësisë shqiptare hetimin e atyre personave që prishën provat. 

Gjatë një konference shtypi në përfundim të vizitës disa-ditore në Tiranë komisioneri deklaroi se ngjarja e 21 janarit mbetet një test madhor që po ndiqet nga afër prej komunitetit ndërkombëtar. 

Rasmussen letër Berishës: Mirënjohje për kontributin tuaj

Postuar në 26 Shtator, 2013 16:55

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen i është drejtuar me një letër ish kryeministrit, Sali Berisha. Rasmussen përgëzon dhe falënderon Berishën për rolin e rëndësishmë që ka luajtur në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë  në NATO dhe pas tij. 

Ish Kryeministri, Sali Berisha publikoiu letrën e shkurtër dërguar nga Rasmussen në Facebook.

“I dashur Sali,

PDIU: Vota e hapur kundër Dules, simbol proteste

Postuar në 26 Shtator, 2013 16:54

Kandidatura e Vangjel Dules për nënkryetar të Kuvendit mori katër vota kundër dhe gjashtë abstenim. Votat kundër i përkisnin deputetëve të Partisë Drejtësië Integrim dhe Unitet, të cilët nuk votuan me elektronikë por me karton.

Ambasadori i ri amerikan, Lu: Zgjedhjet kaluan testin, luftë korrupsionit

Postuar në 26 Shtator, 2013 16:53

Donald Lu, i emëruari i Presidentit Barak Obama në postin e ambasadorit të  Shteteve të Bashkuara në Shqipëri tha të enjten gjatë seancës së dëshmive në Nënkomisionin e Senatit për Çështjet Evropiane se Shqipëria është një aleat i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara.

“Në një botë me rreziqe të vazhdueshme dhe pasiguri, Shtetet e Bashkuara kanë më shumë nevojë për aleatë të shkëlqyer si Shqipëria”.

SHBA, Nishani takon Reeker: Kemi besim se qeveria e re do të punojë fort për integrimin

Postuar në 26 Shtator, 2013 16:52

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua dhe zhvilloi njё bisedё tё hapur me Zёvendёs Ndihmёs Sekretarin pёr Çështjet e Evropёs dhe Euroazisё, Philip T. Reeker.

"Shansi i fundit i mirë për Shqipërinë"

Postuar në 26 Shtator, 2013 16:51

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, në fund të mandatit të tij në vendin tonë, u rikthye për një herë të fundit në intervistë përballë Sokol Ballës, për të komentuar tre vitet e tij në Shqipëri, tre vite që përkuan me zhvillime të panumërta dhe ndryshme të mëdha. 

Pak ditë më parë, ambasadori Arvizu, së bashku me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, publikoi një editorial me titullin “Shqipëria Mundet”.

Unioni i Gjyqtarëve, apel për urtësi: Retorika për reformën, mungesë respketi ndaj punës së gjyqësorit.

Postuar në 26 Shtator, 2013 09:05

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, duke mbeshtetur nevojen per vazhdimin e reformes, thekson se retorika me te cilen po paraprihet, shfaq mungese te plote respekti te punes se bere nga pjesa me e madhe e gjyqesorit.

Permes nje deklarate per mediat, bordi i ketij unioni ben apel per urtësi në trajtimin e çështjeve të drejtësisë.

Deklarata

“Unioni plotësisht i ndërgjegjshëm për nevojën e vazhdimit të reformave për një gjyqësor më të përgjegjshëm e të pavarur, vlerëson se ky proces kërkon një klimë bashkëpunuese, gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese.

MB shkurton numrin e punonjësve të administratës

Postuar në 26 Shtator, 2013 09:05

Ministria e Brendshme është përballë një reforme të fortë, ku çdo strukturë e saj do të ndryshohet deri në qelizë, me qëllim që të shfryhet nga numri i lartë i punonjësve. 

Për këtë gjë është përgatitur një draft nga një grup pune dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pritet ta paraqesë në mbledhjen e radhës të kabinetit qeveritar. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara