Rasmussen letër Berishës: Mirënjohje për kontributin tuaj

Postuar në 26 Shtator, 2013 16:55

TIRANE- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen i është drejtuar me një letër ish kryeministrit, Sali Berisha. Rasmussen përgëzon dhe falënderon Berishën për rolin e rëndësishmë që ka luajtur në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë  në NATO dhe pas tij. 

Ish Kryeministri, Sali Berisha publikoiu letrën e shkurtër dërguar nga Rasmussen në Facebook.

“I dashur Sali,

Pas largimit Tuaj nga posti i Kryeministrit të Shqipërisë, më lejoni t’Ju shpreh mirënjohjen time për dedikimin Tuaj dhe mbështetjen e vazhdueshme për çuarjen përpara të axhendës politike të Aleancës.

Ndërkohë që Shqipëria i afrohet vitit të pestë të anëtarësisë në NATO, vëndi Juaj e ka pozicionuar veten si një aleat i vendosur dhe me vlera. Lidershipi Juaj në procesin e anëtarësimit dhe pas tij, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë drejtim dhe dëshiroj t’Ju falenderoj për kontributet e rëndësishme të vëndit Tuaj në suksesin e Aleancës.

Ju uroj suksese në përpjekjet Tuaja të ardhëshme.

Sinqerisht Juaji
Andres Fogh Rasmussen”

 

 

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.