SHBA, Nishani takon Reeker: Kemi besim se qeveria e re do të punojë fort për integrimin

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u takua dhe zhvilloi njё bisedё tё hapur me Zёvendёs Ndihmёs Sekretarin pёr Çështjet e Evropёs dhe Euroazisё, Philip T. Reeker.
Në një njoftim të zyrës së shtypit të Presidencës bëhet me dije se nё takim u shkёmbyen mendime pёr situatёn nё Shqipёri dhe vazhdimin e reformave pёr konsolidimin e demokracisё dhe shtetit ligjor, me synim integrimin evropian, ku stacioni i radhёs u konsiderua marrja nga Shqipёria kёtё fundvit tё statusit tё vendit kandidat.
Presidenti Nishani e garantoi bashkëbiseduesin në ruajtjen e vizionit të Shqipërisë për reformat dhe procesin e integrimit, politikën rajonale dhe bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara.
Zoti Reeker, pasi uroi për zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, sipas standardeve evropiane, shprehu mbështetjen e tij për vazhdimin e reformave, procesin e integrimit evropian, konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe ruajtjen e pavarësisë se institucioneve kushtetuese.
Presidenti Nishani shprehu besimin se, shumica qё sapo ka marrё nё dorё ekzekutivin, do tё punojё fort pёr realizimin e programit tё saj, qё synon vazhdimin e reformave dhe integrimin evropian dhe shtoi se do të vazhdojë të ofrojё bashkëpunim luajal institucional me qeverinë dhe se do tё jetё mbrojtёs pa ekuivoke i institucioneve tё pavarura dhe kushtetuese
SHQIP
Add new comment