Nëpunësi civil, Celibashi i përgjigjet Bashës: Do të ribëjmë ligjin

Postuar në 26 Shtator, 2013 09:01

Vetëm disa orë pasi kryetari i PD-së Lulzim Basha, i kërkoi mazhorancës të mos cënojë ligjin për nëpunësin civil të miratuar më parë me consensus, ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi deklaroi se mazhoranca do e ndryshojë këtë ligj. Debati bëhet për ndryshime në administratë me ardhjen e PS-së në pushtet. Celibashi tha për mediat se Ligji për “Nëpunësin Civil” ka nevojë për ndryshime, pasi në formën që është ligji është i pazbatueshëm.

Në një prononcim për median Celiashi tha se pas 1 tetorit do të ndërhyhet në ligj dhe se  do të kërkohet konsensusi i opozitës për ndryshimet. Celibashi tha se do të rishikohen dhe 14 pr/ligje të miratuara nga qeveria e mëparshme.

“Ky ligj në momentin që hyn në fuqi është i pazbatueshëm. Ne duam ta bëjmë objekt te diskutimit patjetër këtë çështje pasi ky është një ligj që ka kaluar me konsensusin e të gjithë spektrit politik. Është një ligj që ka gjetur pëlqimin edhe nga institucione ndërkombëtare, por ka çështje që ne mendojmë që nga pikëpamja juridike të rishikohen, me qëllim që ligji të bëhet i zbatueshëm. Askush nuk kërkon që të hiqen ato garanci që ky ligj i sanksionon në momentin kur ai hyn në fuqi për gjithë korpusin e shërbimit civil dhe nënpunësit civil . Mendoj se ka argumenta juridike. Shpresoj që ta debatojmë këtë çështje duke gjetur konsensus me të gjitha palët. Ne nuk jemi ulur për ta diskutuar. Ndoshta duke u ulur do të kuptojmë që është një çështje e thjeshtë që këtu s’ka qëllime politike për të bërë lëvizje në administratë etj. Ka nevojë për rregullime që ligji të bëhet i aplikueshëm në 1 tetor .Opinioni ynë,  bindja jonë juridike është që në 1 tetor ky ligj, pra atë çka ky ligj përfaqëson, ky është një ligj kuadër nuk është ligj i aplikueshëm drejt përsëdrejti. Ai kërkon që të shoqërohet me akte nënligjore,”deklaroi Celibashi.

 

 

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.