KiE shqetësim për “21 Janarin”

Postuar në 27 Shtator, 2013 02:56

Nils Muiznieks, Komisioner i të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Europës është shprehur i shqetësuar se si është duke u trajtuar çështja e 21 janarit. Ai kërkoi nga autoritetet e drejtësisë shqiptare hetimin e atyre personave që prishën provat. 

Gjatë një konference shtypi në përfundim të vizitës disa-ditore në Tiranë komisioneri deklaroi se ngjarja e 21 janarit mbetet një test madhor që po ndiqet nga afër prej komunitetit ndërkombëtar. 

“Qëndrimi im dhe i Këshillit të Europës është shumë i qartë; autorët e shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut nuk mund të mbeten pa u ndëshkuar dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e bëra. Një numër personash të përfshirë në këtë 

Hetimet e 21 janaritSHBA dhe OSBE: Të zbardhet 21 janariVrasja e Veizit, plumb rikoshet?Gjyqi i 21 janarit, dëshmon Tom Doshi

ngjarje akoma nuk kanë dalë përpara drejtësisë. Ka të dhëna që hetimi nuk mund të jetë kryer siç duhet pasi janë shkatërruar provat. Personat që janë përgjegjës për prishjen e provave duhet të hetohen dhe vihen përpara përgjegjësisë. Prokurori i Përgjithshëm më informoi se hetimi për shkatërrimin e provave është akoma në proces dhe nuk ka përfunduar. Gjithashtu na premtoi se do të na mbaje të informuar në lidhje me këtë hetim, sikurse për të na informuar për zhvillimet e kësaj çështje në gjykatë”, tha zoti Muiznkieks. 

Drejtësia dhe zbatimi ligjit në Shqipëri, tha komisioneri, janë të rrezikuara nga probleme strukturore të hershme që e kanë çuar në nivel pothuajse zero besimin e publikut në to. Në të tilla kushte komisioneri Muiznieks shprehu mbështetjen për qeverinë Rama në të gjitha përpjekjet për të reformuar sistemin e drejtesisë kur deklaroi: 

“Kam mirëpritur prirjen për të vijuar përpjekjet në reformimin e sistemit të drejtësisë. Qeveria e re përballet me një sfidë dhe mundësi historike për të sjellë ndryshimet e nevojshme në mënyrë që të forcohet sundimi i ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Janë parashikuar reforma të rëndësishme në sistemin e drejtësisë me qëllim përmirësimin dhe efikasitetin e gjykatave, forcimit të pavarsisë dhe paanshmërisë së gjyqtarëve. Disa nga këto reforma duhet të shoqërohen me legjislacion të ri për rregullimin e punës së Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në këtë kontekst inkurajoj autoritet të kërkojnë ekspertizën e Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Europës”, tha Komisioneri. 

Komisioneri Muiznieks u ndal edhe në çështje të tjera që lidhen me agjencitë ligjzbatuese. 

“Mungesa e një mbikqyrje të pavarur për organet e zbatimit të ligjit në veccanti përsa i përket rasteve të keqtrajtimit dhe korrupsionit ka nxitur pandëshkueshmërinë dhe ka gërryer besimin e qytetarëve në këtë sektor kyç të shtetit. Kam mirëpritur vendosmërinë e Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për adresimin e këtyre mangësive serioze. Largimi ditët e fundit nga detyra e 81 policëve të policisë rrugore në Tiranë për arsye korruptive sigurisht është një hap pozitiv”, vlerësoi zoti Muiznieks. 

Komisioneri ka vlerësuar edhe rollin e deritanishëm të institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. 
 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.