PDIU: Vota e hapur kundër Dules, simbol proteste

Postuar në 26 Shtator, 2013 16:54

Kandidatura e Vangjel Dules për nënkryetar të Kuvendit mori katër vota kundër dhe gjashtë abstenim. Votat kundër i përkisnin deputetëve të Partisë Drejtësië Integrim dhe Unitet, të cilët nuk votuan me elektronikë por me karton.

“PDIU dëshiron të sqarojë simbolikën e votës me karton në Kuvendin e Shqipërisë. Grupi parlamentar i PDIU votoi kundër zgjedhjes së Vangjel Dules. Deputetët e PDIU-së vendosën të votonin kundër me karton dhe jo me elektronik gjatë mbledhjes së sotshme të Kuvendit, si një simbol proteste ndaj zgjedhjes si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë i Vangjel Dules”, thuhet në sqarimin e PDIU-së. 

Sipas partisë së çamëve, “kundërshtimi i grupit parlamentar të PDIU-së ishte prezantuar që në mbledhjen e konferencës së kryetarëve nga kryetari i PDIU-së, njëherazi kreu i grupit parlamentar, Shpëtim Idrizi.”

 

 

 

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.