Unioni i Gjyqtarëve, apel për urtësi: Retorika për reformën, mungesë respketi ndaj punës së gjyqësorit.

Postuar në 26 Shtator, 2013 09:05

Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, duke mbeshtetur nevojen per vazhdimin e reformes, thekson se retorika me te cilen po paraprihet, shfaq mungese te plote respekti te punes se bere nga pjesa me e madhe e gjyqesorit.

Permes nje deklarate per mediat, bordi i ketij unioni ben apel per urtësi në trajtimin e çështjeve të drejtësisë.

Deklarata

“Unioni plotësisht i ndërgjegjshëm për nevojën e vazhdimit të reformave për një gjyqësor më të përgjegjshëm e të pavarur, vlerëson se ky proces kërkon një klimë bashkëpunuese, gjithëpërfshirëse dhe jo përjashtuese.

Retorika që po i paraprin kësaj pritshmërie, në disa raste shfaqet në mungesë të plotë respekti për punën e pjesës më të madhe të gjyqtarëve dhe gjyqësorit.  Kjo jo vetëm që nuk përbën premisën e duhur dhe vizionare për ndërtimin e besimit të publikut tek drejtësia, por frymëzon refuzimin e autoritetit të vendimeve gjyqësore, element jetik për shtetin e së drejtës.  Në këto rrethana Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë bën apel për urtësi në trajtimin e çështjeve të drejtësisë.

 

 

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.