Arvizu në “Top Story”: Shansi i fundit i mirë për Shqipërinë

Postuar në 27 Shtator, 2013 02:58

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, në fund të mandatit të tij në vendin tonë, u rikthye për një herë të fundit në intervistë përballë Sokol Ballës, për të komentuar tre vitet e tij në Shqipëri, tre vite që përkuan me zhvillime të panumërta dhe ndryshme të mëdha.

Pak ditë më parë, ambasadori Arvizu, së bashku me ambasadorin e BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, publikoi një editorial me titullin “Shqipëria Mundet”.

Por, a mundet me të vërtetë Shqipëria? Cila është rruga në të cilën po ecën vendi ynë, cila ishte rëndësia e zgjedhjeve të 23 qershorit apo sfidat që kemi përballë? Të gjitha këto, morën një përgjigje në pothuajse dy orë intervistë të drejtëpërdrejtë në “Top-Story”.

Sokol Balla, “Top-Story” – Zoti ambasador, mirësevini në këtë studio në atë që mund të jetë intervista juaj e fundit në pozicionin që keni në Shqipëri. Sa ka ndryshuar Shqipëria që nga dhjetori 2010, kur u caktuat në këtë detyrë?

Ambasadori Arvizu - Tre vite kanë kaluar shumë shpejt e kanë ndodhur shumë gjëra. Ndihem më mirë tani dhe ndoshta është shenjë që është mirë të largohesh me ndjesi optimiste. Kur erdha ka pasur një ngërç politik, palët nuk po flisnin e unë duhet të bëja diçka dhe siç e dini u përpoqa. Shqipëria sapo ka përfunduar zgjedhjet më të mira në perudhën post-komuniste dhe sërish do të flasim për ndryshime në sjelljen e votuesve, prandaj në tërësi largohem me më shumë optimizëm dhe pasi thashë këtë, ju kujtoj se edhe njerëzit më optimistë nuk do të thonin apo mohonin që vendi ka ende disa sfida shumë tëmëdha përpara.

Sokol Balla – Çfarë ka ndryshuar për mirë në këto tre vjet?

Ambasadori Arvizu - Mendoj se do të ishte e drejtë të thuash që kam dëshmuar në kohën kur qytetarët e zakonshëm shqiptarë kanë kuptuar më mirë fuqinë që ata kanë si individë, si një vend, për të ndërmarrë përgjegjësi dhe zgjedhje për të ardhmen e tyre. Shqiptarët gjithmonë kanë votuar në shifra të larta dhe nuk do të thotë që më shumë do të votojnë, por mënyra se si votojnë e kanë bërë vendime më të përgjithshmne, duke vepruar kështu e kupton që vë një demokraci. E gjithë pika është që të zgjedhësh dhe të mbash në detyrë ata lidera që të shërbejnë dhe në këtë aspekt, besoj se ka pasur vërtet ndryshim.

Sokol Balla – A ka diçka që është përkeqësuar në këto tre vite, në mos diçka le të themi dikush?

Ambasadori Arvizu - Unë mendoj se korrupsioni, çështjet e shtetit ligjor dhe sistemi gjyqësor kanë pasur pak progres, por akrepi nuk ka lëvizur shumë dhe kur mendoj se sa kohë kemi kaluar me programe, miliona dollarë të shpenzuara… nuk do të thoja që janë shpërdoruar, por mungesa e progresit është zhgënjyes sepse sektori gjyqësor duhet të jetë shumë më përpara tani se sa është në të vërtetë.

Sokol Balla – A jeni i shqetësuar për situatën që ju konstatoni në sistemin e drejtësisë në Shqipëri?

Ambasadori Arvizu – Po, jam shumë i shqetësuar për sistemin gjyqësor, pasi siç e dini kohët e fundit kemi qenë shumë të angazhuar edhe me qeverinë e re dhe më duket mua se ka dy përparasi kombëtare, që janë në lidhje me njëra-tjetrën. E para ekonomia dhe progresi. Të bësh diçka për punësim, më shumë mjete efikase për mbledhjen e taksave, të gjitha këto kanë lidhje me ekonominë. Deri më tani, inflacioni i mbajtur në normë ka qenë diçka pozitive dhe kjo si pasojë e politikës së mirë të Bankës së Shqipërisë. Por, ndonëse investimet janë rritur, pjesa më e madhe ka ndodhur në sektorë dhe punët publike e infrastrukturë, qartazi ato janë shumë të nevojshme, por nismat private jan zvogëluar dhe këtu ndodhen punët e vërteta. Kërkesa blerëse ka rënë dhe është shenjë që njerëzit po kursejnë e s’ka shumë para, e këto s’janë shenja të mira. Për të qenë të drejtë ndaj qeverisë së mëparshme, situata në botë nuk është më e mira, Shqipëria ka pasur mundësi t’i rezistojë deri tani krizës, por 6-12 muajt e ardhshëm do të jenë të vështira e qeveria duhet të marrë disa vendime të mira. Diçka tjetër veç ekonomisë është gjyqësori. ”Transparency International”, që është një kompani shumë e respektuar, sipas sondazheve të fundit tregon se rreth 80% e shqiptarëve kanë vlerësuar që sektori është ose i korruptuar ose tejet i korruptuar dhe ky është problem i madh.

Sokol Balla – Jua bëra atë pyetje, a jeni i shqetësuar për sistemin e drejtësisë pasi në këtë program, në intervistën e fundit si ambasador Ëithers tha të njëjtat fjalë si ju. Çka tregon se syri vëzhgues kritik e dashamirës amerikan konstaton se në këto 3-4 vite s’ka ndryshuar gjë e mbase është bërë edhe më keq. Mbase mazhoranca e re e ka këtë në fokus gjyqësorin, ministri i Drejtësisë propozoi paketë antikorrupsion pak ditë më parë, por shumë juristë mendojnë që sistemi ka nevojë për reformim të thellë, deri aty sa hidhet ideja për një KLD që duhet ribërë, për një rishikim të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese, e shkrirjes së tyre në një Gjykatë Supreme të variantit amerikan. Si e shihni idenë?

Ambasadori Arvizu - Është interesante në fakt sepse sot kam pasur takim ne nënkryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Zaganjori e atë të Gjykatës së Lartë, për  të cilët mendoj se janë njerëz shumë të respektuar dhe dallojnë sfidat. Shpenzojmë shumë kohë duke kontaktuar Tahirin , ministri i ri i Brendshëm. Dje kontaktova zotin Llalla, kryeprokurorin e përgjithshëm sepse të gjitha këto pjesë duhet të lidhen së bashku që të funksionojë. Kjo nuk është bërë më së miri deri tani. Ambasadori Ëithers e ka quajtur korrupsionin si kancer, por pas zgjedhjeve, kur njër palë del si fitues i qartë, shoh një shans të mirë dhe të qartë për ndryshime në Shqipëri. Disa njerëz thonë që ky është shansi i fundit i Shqipërisë…

Sokol Balla – A jeni ju dakord me të?

Ambasadori Arvizu - Shansi i fundit i mirë? Hmmm (mendohet gjatë). Mbase… Me shumë mundësi.

 

 

SHQIP

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.