Sfida e madhe e policisë

Bashkimi Europian do të japë mbështetje për luftën ndaj krimit të organizuar në Shqipëri. Ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi i tha ministrit të ri të Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një takimi se është përpara një sfide tepër të madhe.
"Ministri me foli per disa reforma qe deshiron te vere ne zbatim. Jane reforma mbresëlënëse dhe besoj se kane per ta bere policine me efikase. Ministria e Brendshme luan nje rol kritik përsa i perket nje sere prioritetesh për integrimin në BE. Mes tyre lufta kunder krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ministri Tahiri ka nje sfide shume te madhe perpara, por ai e ka mbeshtetjen e Bashkimit Europian", u shpreh Sequi.
Nga ana e
Ministria e Brendshme luan nje rol kritik përsa i perket nje sere prioritetesh për integrimin në BE. Mes tyre lufta kunder krimit të organizuar dhe korrupsionit
Ettore Sequi
Ambasador i BE-se ne Tirane
tij Tahiri shprehu bindjen në përmbushjen e të gjitha detyrimeve në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë.
"Në një kohë të shkurtër ne jemi gati të tregojmë punën tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. E sigurova ambasadorin për vendosmërinë tonë për të forcuar bashkëpunimin institucional sidomos me Prokurorinë e Përgjithshme", u shpreh Tahiri.
BE do te nise projektin PAMEKA 4, me një fond prej 4 milione euro, ndihme ne ndertimin e pikave kufitare, si dhe dy projekte binjakezimi.
Furtunë në Policinë e Tiranës
Gjatë një takimi me drejtuesit e komisariatit të Policisë se Qarkullimit rrugor të Tiranes, ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka deklaruar shkrirjen e plote te ketij komisariati.
Gjate komunikimit, ministri i Brendshem ka evidentuar faktin se pas nje hetimi te kontrollit te brendshem, rezulton se me shume se 80 perqind e ketij efektivi kane shkelur rende ligjin. Ministri lajmeroi shkarkimin nga detyra te 77 oficere te rolit baze dhe 11 oficerë te rolit drejtues. Te gjithe do te zevendesohen me personel nga komisariate te ndryshme te vendit, te cilet jane pergatitur gjate diteve te fundit per te marre detyren.
Ministri i Brendshem paralajmeroi se do te largoje nga detyra çdo uniforme qe rezulton te kete shkelur ligjin. per pese prej te shkarkuareve ne Policine e Tiranes, ka nisur procedimi penal, per shperdorim detyre.
Sequi takon Peleshin: Vizioni i Qeverisë, ambicioz dhe modern
Ambasadori i Bashkimit Europian Ettore Sequi vijon takimet e tij me përfaqësues të Qeverisë dhe pasditja e të hënës kishte si plan takimin me numrin dy të qeverisë "Rama", Niko Peleshi.
Pas takimit, dy bashkëbiseduesit thanë një deklaratë të shkurtër për mediat, ku në qendër të tyre ishte puna, përpjekjet dhe sfidat e Shqipërisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian.
Ambasadori Sequi, duke theksuar se vizioni i Qeverisë është ambicioz dhe modern, shtoi se plotësimi i reformave është element kyc për të ecur të sigurt drejt BE-së.
"Ne ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për këtë vizion, për Shqipërinë dhe për zëvendëskryeministrin për të ecur përpara në këtë drejtim", tha Sequi.
Nga ana e tij, zëvendëskryeministri theksoi se kushtet e anëtarësimit të Shqipërisë konsiderohen si sfida dhe se plotësimi i tyre është thelb i punës së ekzekutivit të ri shqiptar.
Top Channel
Add new comment