I përplas furgoni, vdes 23 vjeçarja, plagoset bashëshorti

Postuar në 23 Shtator, 2013 03:40

Një 23-vjeçare u perplas per vdekje nga nje furgon,nderkohe qe burri i saj u plagos teksa ishin duke kaluar rrugen. 

Aksidenti ndodhi mengjesin e sotem ne aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, në afërsi të fshatit Ahmetaq. Sipas te dhenave te para te policise mesohet se ata jane perplasur nga furgoni me targa AA775CK, teksa qëndronin në anë të rrugës duke pritur një automjet të rastit për të shkuar drejt Durrësit. 

23-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje ndërsa bashkëshorti i saj u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak.  Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet per zbardhjen e shkakut te aksidentit.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.