Apeli, Prokuroria: 23 vjet burg për Prendin, 25 për Llupon

Postuar në 17 Shtator, 2013 08:05

ë Gjykatën e Apelit po zhvillohet seanca gjyqësore për ngjarjet e 21 janarit.Prokurori i çështjes Shkëlqim Hajdari deklaroi se vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për 21 janarit nuk ishte i drejtë, pasi sipas tij, demonstruesit nuk ishin të armatosur dhe Garda ka qëlluar drejt tyre, në organet jetësore çka është vërtetuar nga ekspertiza mjeko-ligjore. 

Prokuroria në konkluzionet e dhëna kërkoi dënimin me 23 vjet burg të ish-komandantit të Gardës, Ndrea Prendi dhe 25 vjet burg për ish-gardistin Agim Llupo.

Gjatë seancës së sotme u zgjodh trupi gjykues me kryesues Agim Bendo, ndërsa relator i çështjes është zgjedhur Ervin Metalla.

Në sallën e gjyqit mungonin dy të akuzuarit kryesorë për 4 vrasjet e ndodhura më 21 janar, ish-komandanti i gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardisti Agim Llupo të cilët përfaqësoheshin  në seancë nga avokatët mbrojtës.

Gjykata e Tiranës i shpalli të pafajshëm Ndrea Prendi, për vrasjen e Faik Myrtajt, dhe Agim Llupo, për vrasjen e demonstruesve Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, ndaj Prokuroria apeloi vendimin duke i qëndruar të njëjtës akuzë vrasje me dashje. Mbetet pa autorë vrasja e Aleks Nikës.
 

 

 

Top Channel

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.