Arkiv-Lajme të përditësuara
Njihte borxhlinjtë e të birit të vrarë, masakrohet nëna e Elvis Dedajt
-Mira Dedaj, gruaja që i rezistoi ekzekutimit mafioz të të birit të saj 1 vit më parë, ka pësuar të njëjtin fat me Elvisin. E ndërsa i biri iu vra nga breshëri armësh në një pritë të ngritur në Golem, gruaja e vetme, është masakruar në garazhdin e pallatit në të cilin banonte. 60 vjeçarja është vrarë me mjete të forta, ndërsa nuk ka mundur dot të dalë nga garazhi. Ndjekësit i kanë zënë pritë sapo ajo ka tentuar të zbresë nga makina, e kanë qëlluar me mjete të forta.
Maliqi: Bojkoti? LDK u koordinua me Berishën
Këshilltari i Ramës: E nderoi Rugovën por duhej ta përmendte në Kuvend
Fatjona Mejdini
Bilanci i një ditë/ Dy gra të vrara, një atentat në Tiranë, tre viktima nga aksidentet dhe Muli ka gojë e flet
Flamur Noka u shfaq sërish përpara shqiptarëve për të thënë se Sajmir Tahiri nuk mund të jetë Ministër i Brendshëm.
Është akoma në detyrë përsa kohë Sajmir Tahiri nuk është votuar nga parlamenti.
Por sot, edhe pse duket si një ditë e qetë, krimi ka vazhduar të mbajë nën kontroll vendin, ndërkohë që Flamur Noka do hyjë në histori si ministri me bilancin më të tmerrshëm sa i përket rendit.
Kështu, një grua është gjetur e vrarë brenda një garazhi, jashtë makinës së saj.
Programi i qeverisë, vijon debati maratonë
Pas disa orësh ndërprerje, Kuvendi i Shqipërisë rinisi rreth orës 9:30 punimet duke vijuar me diskutimet për programin e qeverisë "Rama".Punimet e një dite më parë zgjatën rreth 15 orë dhe seanca e të dielës pritet të kulmojë me votimin e Qeverisë së re.
Në orët e para të paradites po e marrin fjalën vetëm deputetë të djathtë, çka tregon se deputetët e majtë nuk do të flasin para Kuvendit, me qëllim për të arritur sa më parë drejt fundit të kësaj seance maratonë.
SHBA-Rusi, marrëveshje për eleminimin e armëve kimike në Siri. Obama: Hap i rëndësishëm
Arrihet marreveshja per eleminimin e armeve kimike ne Siri.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry tha se Shtetet e Bashkuar dhe Rusia kanë rënë dakord mbi hapat që duhet të marrë Siria për verifikimin e eliminimit të armëve të saj kimike.
Qëllimi, sipas Kerrit është që të kompletohet shkatërrimi i armatimit kimik sirian deri nga mesi i vitit 2014.
Vidhet sinjalistika në Rrugën e Kombit
Hyrje-daljet përgjatë gjithë autostradës së Kombit që lidh Shqipërinë dhe Kosovën janë diçka normale, duke parë gjendjen e krijuar, ndërsa veçanti tani përbën vjedhja e sinjalistikës.
Tabelat sinjalizuese janë hequr në shumë pjesë të kësaj autostrade, e po kështu janë dëmtuar elementet fosforeshente të vendosura për orientimin e drejtuesve të automjeteve.
Majko: Të rikthehen në punë ata që janë larguar padrejtësisht
Deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë fjalës së sotme në Kuvend tha se qeveria e re po e merr vendin në krizë, ku të gjitha projektet e qeverisë së larguar me votë nuk kanë përfunduar ende për mungesë fondesh. Në këto kushte, sfidat e qeverisë “Rama” janë padiskutim të vështira.
Si një ndër hapat e parë që qeveria e re duhet të hedhë, sipas Majkos, është ristrukturimi i administratës, një ristrukturim mbi bazë profesionalizmi, që është e pritshme të etiketohet nga opozita e re si “fshesë”.
Rama lëshon mesazhin e rënies së kufijve mes shqiptarëve, përmend çështjen çame
Kreu i qeverisë lëshon para Parlamentit të Kosovës mesazhin e bashkimit
http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">
Integrimi europian - “Duhet t’i japim një shtysë të re bashkëpunimit rajonal përmes gërshetimit të objektivave të Europës Juglindore 2020 me projektet e axhendës Europa 2020”, theksoi Rama.
Balla: Opozitë e dobët e keqdashëse
Ndërsa seanca maratonë në të cilën do të votohet përbërja e qeverisë dhe programi i saj është në vazhdim në Kuvend, deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, shprehu konsideratat e tij negative mbi opozitën e demokratëve, drejtëpërsëdrejti në ekranin e “Top-Channel”.
Në një lidhje gjatë edicionit qëndror të lajmeve, Balla i dha përgjigje pyetjeve të të dërguarës sonë në Parlament, gazetares Rovena Moçka.
TCH – Zoti Balla, me këto ritme, kur parashikoni që të mbyllet seanca?
SHBA: Zgjedhjet me standarde, por jo “fituesi merr gjithçka”
Në përfundim të zgjedhjeve të 23 qershorit dhe krijimit të qeverisë së re, Shtetet e Bashkuara të Amerikës apelojnë që maxhoranca dhe opozita të punojnë së bashku. Zv.ndihmëssekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, Filip Riker, tha në një intervistë për “Bugajski Hour”, dhënë për gazetarin Janush Bugajski në “AS”: “Këtu nuk ka ‘fituesi merr gjithçka’. Është çështje e të punuarit së bashku. Më pëlqen ajo që thatë për ‘shtrirjen e dorës’. Pikërisht përpiqemi të bëjmë në diplomacinë tonë, ku mbajmë kontakte me të gjithë spektrin politik në të gjitha këto vende.
