Vidhet sinjalistika në Rrugën e Kombit

Postuar në 14 Shtator, 2013 15:53

Hyrje-daljet përgjatë gjithë autostradës së Kombit që lidh Shqipërinë dhe Kosovën janë diçka normale, duke parë gjendjen e krijuar, ndërsa veçanti tani përbën vjedhja e sinjalistikës.

Tabelat sinjalizuese janë hequr në shumë pjesë të kësaj autostrade, e po kështu janë dëmtuar elementet fosforeshente të vendosura për orientimin e drejtuesve të automjeteve.

Që nga hyrja e Rrëshenit dhe deri në Klimash, tabelat kryesore në anë të rrugës janë hequr plotësisht, e po kështu janë hequr edhe ato të vendosura në mes të autostradës që sinjalizojnë devijimet dhe përcaktimet e ndryshme të lëvizjes në këtë aks rrugor.

Ndonëse kjo situatë vlerësohet si tepër shqetësuese, deri më tani asnjë person nuk është ndjekur penalisht për dëmtimin e autostradës, por ndërkohë Autoriteti Kombëtar i rrugëve nuk ka ndërhyrë për të rivendosur sinjalistiken e dëmtuar.

 

Vjedhja e tabelave sinjalizuese përgjatë autostradës së kombit ka ndodhur pikërisht gjatë kohës që ky segment kishte fluksin më të madh të lëvizjes së automjeteve për sezonin veror.

 

 

SHEKULLI

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.