Arkiv-Lajme të përditësuara

Ngjela: Majko, Blushi, Dade duhet të ishin në qeveri. Unë s’jam vartës i askujt, jam partner

Postuar në 13 Shtator, 2013 10:14

TIRANE- “Rama ka gabuar në kompozimin e qeveris. Të paktën 3 persona duhet të ishin në qeveri; Majko, Arta Dade dhe Blushi”. 

Keshtu eshte shprehur Spartak Ngjela, kreu i Partisë për Ligj dhe Drejtësi i ftuar në rubrikën “Opinion” në TV News24. 

Sipas Ngjeles, “Majko duhet të ishte në qeveri. Blushi patjetër dhe Arta Dade. Mbase ata kanë refuzuar, por kanë bërë gabim. Nëse ka qenë shkak mandati, Rama të hiqte dorë nga kjo ide”, ka thene ai. 

LDK: Ramën e bojkotuam se nuk përmendi Rugovën

Postuar në 13 Shtator, 2013 10:13

Shumica e deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës bojkotuan fjalimin e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për shkak të nisjes së fjalimit duke cituar Rexhep Qosen dhe mos përmendjen e emrit të Ibrahim Rugovës. Deputeti i LDK-së, Arben Gashi tha se fjalët e Kryeministrit të Shqipërisë ishin përçarëse.

Meta: Nuk do të jem avokat i opozitës, por avokat i Rregullores

Postuar në 13 Shtator, 2013 10:12

Kryetari i ri i Kuvendit, Ilir Meta i ofron opozitës së djathtë bashkëpunim në jetën parlamentare, duke e garantuar atë në të njëjtën kohë se Rregullorja do të jetë udhërrëfyese e drejtimit të këtij institucioni. Në një intervistë për “Top Channel”, Meta duke ironizuar në njëfarë mënyre edhe deklarimet e paraardhëses së tij, Topalli, kur deklaronte se ishte avokate e opozitës, ka theksuar se ai do të jetë avokat vetëm i Rregullores.

Riformatohen serverët e Kryeministrisë

Postuar në 13 Shtator, 2013 10:10

Sot, Gjergj Lezhja dorëzon dosjet

“Të unifikojmë axhendën shqiptare”

Postuar në 13 Shtator, 2013 10:09

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Kosovë, iu drejtua me një fjalim Parlamentit, përmes të cilit kërkoi një bashkërendim të axhendave mes shqiptarëve në rajon, për një integrim të përbashkët. 

Rama tha se duhet te unifikojne programet e kultures, shkolles, shkences dhe sporteve. Ai kerkoi respektimin e drejtave te shqiptareve ne Presheve, leshoi kritika ndaj Maqedonise per mosrespktimin e te drejtave te shqiptareve dhe permendi edhe zgjidhjen e çeshtjes çame sipas konventave nderkombetare.

Thaçi-Rama: Bashkëpunim maksimal në frymën evropiane

Postuar në 13 Shtator, 2013 04:00

PRISHTINE- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shoqeruar nga 10 ministra te kabinetit te tij  u prit me nje ceremoni shteterore ne Sheshin “Skëndërbe”, pranë nderteses se Qeverisë ne Kosove.

Ne mbyllje te takimit me homologun Thaci, te dy kryeministrat kane dale ne nje konference per shtyp. 

Bashkepunim te metejshem ne te gjitha sferat ka kerkuar kryeministri Thaci, duke mesuar prej pervojave te mira te dy shteteve. 

“Ne do te punojme maksimalisht ne frymen evropiane, per afirmimin e te drejtave te shqiptareve ne rajon”- tha Thaci. 

Vrasja e Azem Hajdarit, shmanga luftën civile dhe u ruajta kokën ministrave

Postuar në 13 Shtator, 2013 04:00

Leonard Veizi

Pirati i kompjuterave u rrëfye para arrestimit tek Çani

Postuar në 13 Shtator, 2013 03:56

Jurgen Masati, i dyshuar për mashtrim kompjuterik dhe ndërhyrje në rrjetet kompjuterike, ka rrëfyer me gojën e tij gjithçka bënte disa muaj para arrestimit. Një fakt të tillë, i arrestuari Masati e ka pranuar gjatë dhënies së deklarimeve të tij përpara hetuesve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Masati mësohet se ka pranuar se gjithashtu ishte ai personi që ka ndërhyrë në rrjetin e brendshëm kompjuterik të një televizioni kombëtar në vend, ku edhe më pas kishte shpërndarë një lajm se ish- kryeministri i vendit Sali Berisha kishte ndërruar jetë.

Meta: Do të jem avokat i rregullores së Kuvendit, jo i PD-së dhe i PS-së”

Postuar në 13 Shtator, 2013 03:55

http://gazeta-shqip.com/lajme/wp-content/themes/gazeta-e-re/...); background-color: rgb(255, 255, 255); color: rgb(85, 85, 85); line-height: 19px; background-position: 0px 20px; background-repeat: no-repeat no-repeat;">

“Dua të besoj se opozita e re do të qëndrojë larg frymës së bojkotit përmes pjesëmarrjes së saj. Natyrisht që parlamentarizmi kërkon edhe durim, kërkon edhe vetëpërmbajtje”

Rama nis vizitën në Prishtinë

Postuar në 13 Shtator, 2013 03:54

Kryeministri Edi Rama nisi paraditen e sotme vizitën e parë zyrtare në Kosovë ku fillimisht u prit nga homologu kosovar, Hashim Thaçi. 

Ceremonia e pritjes nisi në Sheshin 'Skënderbe' në Prishtinë për të vazhduar më pas me takimin 30 minuta më vonë në zyrat e Kryeministrisë së Kosovës. 

“Për Kosovë! Me emocion të posaçëm për vizitën e parë si kryeministër - me përgjegjësinë e madhe të fjalës para Kuvendit të Kosovës në 12.00”, ka shkruar Rama në Facebook-un e tij. 

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara