Thaçi-Rama: Bashkëpunim maksimal në frymën evropiane

Postuar në 13 Shtator, 2013 04:00

PRISHTINE- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, shoqeruar nga 10 ministra te kabinetit te tij  u prit me nje ceremoni shteterore ne Sheshin “Skëndërbe”, pranë nderteses se Qeverisë ne Kosove.

Ne mbyllje te takimit me homologun Thaci, te dy kryeministrat kane dale ne nje konference per shtyp. 

Bashkepunim te metejshem ne te gjitha sferat ka kerkuar kryeministri Thaci, duke mesuar prej pervojave te mira te dy shteteve. 

“Ne do te punojme maksimalisht ne frymen evropiane, per afirmimin e te drejtave te shqiptareve ne rajon”- tha Thaci. 

“Per Kosove! Me emocion te posacem per viziten e pare si kryeminister – me pergjegjesine e madhe te fjales para Kuvendit te Kosoves ne 12.00″- shkruante Rama ne Twitter, duke njoftuar nisjen per Kovose.

Në orën 09:30, do të zhvillohet një takim i përbashkët në mes të dy kryeministrave shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama në ndërtesën e Qeverisë.

Më pas, nga 10:00- 10:45, do të zhvillohet, gjithashtu në ndërtesën e Qeverisë, një takim bilateral i delegacioneve të dy qeverive.

Nga ora 10:45 – 11:05, është organizuar një konferencë e përbashkët për media e Kryeministrit Thaçi dhe Kryeministrit Rama në ndërtesën e Qeverisë.

Rama, pas vizitave me kabinetin e homologut të tij, Hashim Thaçi, do të zhvillojë edhe një takim me Presidenten Atifete Jahjaga nga ora 11:10 në Kabinetin e Presidentes.

Megjithëse kjo nuk është vizita e parë e Ramës në Kosovë, është e para si i pari i qeverisë shqiptare, vetëm pak ditë pasi është dekretuar në këtë post nga presidenti i Shqipërisë, Nishani.

 

PANORAMA

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.