Pirati i kompjuterave u rrëfye para arrestimit tek Çani

Postuar në 13 Shtator, 2013 03:56

Jurgen Masati, i dyshuar për mashtrim kompjuterik dhe ndërhyrje në rrjetet kompjuterike, ka rrëfyer me gojën e tij gjithçka bënte disa muaj para arrestimit. Një fakt të tillë, i arrestuari Masati e ka pranuar gjatë dhënies së deklarimeve të tij përpara hetuesve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Masati mësohet se ka pranuar se gjithashtu ishte ai personi që ka ndërhyrë në rrjetin e brendshëm kompjuterik të një televizioni kombëtar në vend, ku edhe më pas kishte shpërndarë një lajm se ish- kryeministri i vendit Sali Berisha kishte ndërruar jetë. Një fakt të tillë madje vetë ai dhe tre anëtarë të grupit e kanë pranuar gjatë një komunikimi televiziv në studion e emisionit “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, në TV Klan, pak muaj më parë. Ndërkaq burimet e policisë thanë se denoncimi i televizionit për emetimin e lajmit për vdekjen e ish- kryeministrit Berisha ishte bërë përpara se personat të dilnin në emision dhe të deklaronin këtë fakt. Verifikimi i fakteve të dhëna nga Masati dhe shokët e tij ishin të njëjta me ato që hetuesit posedonin në dosjen e tyre. Kjo ka bërë që ata të nisnin gjurmimin e tyre, ndërsa gjatë një kontrolli në banesë të Masatit, është gjetur një kompjuter me parametra të mirë, me të cilin ai kishte kryer edhe ndërhyrjet. Ndërkaq veç tij, burimet e policisë thanë se janë nën hetim edhe katër shokë të tjerë, të cilët në të njëjtën kohë por në vende të ndryshme kanë kryer veprimet e tyre për të hyrë në hapësira rrjetesh kompjuterike për të kryer edhe thyerje apo emetime me karaktere të ndryshme, ndër të cilat edhe ato me karakter nacionalist. Hetuesit gjatë kontrollit në banesën e Masatit ku është gjetur njësia e një kompjuteri tavoline, kanë zbuluar një hapësirë në të cilën ishin ruajtur edhe numrat e serive të kartave të ndryshme të kreditit apo numra llogarish të personave të ndryshëm, nëpërmjet të cilave Masati apo shokët e tij kishin kryer blerje online. Këta numra serish, sipas burimeve të policisë, personat i kishin blerë tek njerëz të ndryshëm në rrjetin online, duke paguar nëpërmjet internetit edhe shumat e kërkuara nga personat për këto llogari. Verifikimet e kryera kanë zbuluar se blerjet kanë qenë në nivele të vogla, dhe maksimumi i blerjes shkonte në 400 dollarë, ku një pjesë e tyre ishin rroba, aksesorë apo programe kompjuterike. D.Biçaku

 

MAPO

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.